PD çon në Kolegj Qarkun e
Lezhës, rinumërim të fletëve
Nuk ka mbaruar beteja ligjore mes PD dhe PS në Kolegjin Zgjedhor për Qarkun e Lezhës. PD kërkon në kolegj rinumërimin e të gjitha fletëve të votimit në këtë qark, për shkak të parregullsive që u konstatuan.
TIRANE - Partia Demokratike nuk heq dorë nga zbardhja e të vërtetës së votimit në Qarkun e Lezhës, duke kërkuar një hetim më të thellë të të gjjithë procesit të votimit në këtë qark. Lidhur me këtë, PD ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor edhe një kërkesë padi për rinumërimin e të gjitha kutive të qendrave të votimit në këtë qark, qark i cili i hoqi një mandat koalicionit të majtë, i cili i kaloi Partisë Demokratike.
Në kërkesën ankimore të PD-së thuhet se Kolegji duhet të rinumërojë të gjitha kutitë për shkak të parregullsive që kanë ndodhur në këtë zonë. Hapjen e kutive e bëri më parë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku rezultoi se PD-ja e rriti diferencën e saj nga 39 vota që ishte, në 740 vota. “Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë.
Praktikisht të njëjtat fletë që u panë në
KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji, e t’i fusë në rezultat”, thuhet në kërkesën që është ankimuar nga e djathta. Veprimi i ndërmarrë nga KQZ-ja vetëm pak ditë më parë lidhur me rinumërimin e 10 qendrave të votimit u cilësua i pavlefshëm nga Kolegji, çka bëri që votat e gjetura që ishin hedhur në favor të PD-së të mos përfshihen në rezultat.
Kjo ka bërë që PD të mos ngurojë që të kërkojë një rinumërim në të gjithë qarkun e Lezhës. Ndërkohë që vetëm pas shyrtimit të kësaj kërkese, do të bëhet e mundur përfundimisht edhe shpallja e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çka do të sjellë më pas edhe shpërndarjen e mandateve brenda dy koalicioneve.
NGËRÇI NË LEZHËEdhe pse PS ankimoi rinumërim në Qarkun e Lezhës për shkak të manipulimeve që pretendonte, ajo tërhoqi ankimimin nga Kolegji Zgjedhor. Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PS, Damian Gjiknuri, tha se vendimi për t’u tërhequr nga rivotimi vjen për shkak të interesave të vendit. Kjo do i shërbejë mbylljes së shpejtë të procesit zgjedhor, që ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, shtyhet për muaj të tërë.
“Partia Socialiste është bindur dhe disponon të gjitha provat e kërkuara që vërtetojnë se zgjedhjet në qarkun e Lezhës kanë qenë një proces i dështuar dhe se rezultati nuk reflekton vullnetin e plotë qytetarëve të këtij qarku. Zgjedhjet në qarkun e Lezhës nuk kanë vetëm njërën anë të errët, atë të ndërhyrjes në rezultatet e 4-5 QV të ZAZ 13, mbi të cilat PD ndërtoi gjithë alibinë e saj politike”, u shpreh Gjiknuri.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40