TIRANË - Në reagimin e radhës së PD për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë çeke CEZ ka dalë Enno Bozdo i cili ka paraqitur disa argumente që sipas tij qeveria shqiptare kishte të drejtë të kërkonte 3 miliardë dollarë nga CEZ, jo t’i falte borxhet dhe të paguante 95 milionë euro.
Një nga argumentet që Bozdo ka përmendur është se sipas raporteve të kompanive të specializuara ndërkombëtare vlerësohet se CEZ i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare rreth 500 mln euro dhe se Shqipëria do të mund të kërkonte deri në 3 miliardë USD dëmshpërblim për situatën e krijuar.
Marrëveshje me kompaninë Çeke CEZ, sipas Bozdos hap rrugë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët shqiptarë.
“Kryeministri, me batutat e tij, anashkalon faktet, shmang përgjegjësitë dhe nuk i jep përgjigje asnjërës prej çështjeve të ngritura nga opozita përsa i përket kësaj çështje”- tha Bozdo.
Avokati ndërkombëtar, Hamid Gharavi, u përjashtua pa asnjë shpjegim nga negociatat me CEZ as ka deklaruar Bozdo dhe si shkak për këtë ka qenë natyra e këtyre negociatave, është e paimagjinueshme që ato të zhvillohen pa praninë e një konsulenti të specializuar.
“Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, askush, e veçanërisht Avokati Ndërkombëtar, nuk e ka këshilluar Qeverinë Shqiptare të pranojë një marrëveshje me terma të tilla të vjedhjes dhe përdhosjes së interesave të shtetit shqiptar”-tha Bozdo.
Në përfundim të deklaratës së tij, Bozdo ka bërë edhe disa pyetje drejtuar Kryeministri Rama
Pyetjet e Enno Bozdos drejtuar Ramës
Pse u mbajtën të fshehta raportet e kompanive ndërkombëtare?
Këto raporte kanë qenë në dispozicion të qeverisë tuaj z. Rama në shkurt 2014: si është e mundur që vlerësimet e tyre nuk u morën parasysh gjatë negociatave?
Si është e mundur, që kur ekspertët ndërkombëtarë vlerësonin se përgjegjësia për gjendjen e krijuar ishte e tëra mbi kompaninë CEZ, ju si Kryeministër vazhdonit të fajësonit qeverinë e mëparshme?
Pse, edhe kur ekspertët ndërkombëtarë çertifikuan me shkrim se sjellja e qeverisë shqiptare kundrejt CEZ ishte konform detyrimeve kontraktuale, ju vazhdonit ti thoshit shqiptarëve se fajin për këtë e kishte qeveria e mëparshme? Mos vallë sepse po përgatisnit terrenin për të arritur këtë marrëveshje të megavjedhjes?
Si është e mundur të bihet dakord, të paguhet 95 mln euro nga paratë e shqiptarëve për CEZ as, kur CEZ i ka borxh 500 mln kompanive shqiptare dhe është qeveria shqiptare që duhet të kërkojë deri në 3 miliardë usd dëmshperblim?;
Pse u përjashtua nga negociatat avokati ynë ndërkombëtar? Pse nuk u ndoqën këshillat e tij për të bërë padi në arbitrazh kundër CEZ, por u negociua fshehtazi dhe në mungesë të plotë trasparence?
Deklarata e plotë e Enno Bozdos për marrëveshjen e qeverisë me CEZ-in Çek
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO