TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi përmes një deklarate për mediat denoncon zbatimin e ligjit sipas dëshirës së pushtetarëve.

Sipas tij Dyshja Rama-Meta po demonstron çdo ditë, se vepron me dy standarde për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.
 
Më tej Bumçi ka shtuar se ndërsa Kryetari i Komunës Blinisht është arrestuar për murin e jashtëm të shtëpisë, kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, jo vetëm nuk është arrestohet por as nuk procedohet dhe madje as qortohet.

“Kemi këtu vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Vlorës, që e shpall të paligjshme lejen e dhënë nga ky kryetar Bashkise, për ndërtimin që ai vetë po bën.” tha Bumçi duke shtuar se Syrja Ormenaj, kreun e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i Ministrit Erion Veliaj.

Në përfundim të fjalës së tij Bumçi theksoi se Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkelje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media. 

Fjala e Plotë e deputetit të PD, Aldo Bumçi
Dyshja Rama-Meta po demonstron çdo ditë, se për ta ka dy standarde për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

Ligji është opsional, fakultativ, i zbatueshëm sipas dëshirës kur vjen puna për njerëzit e tyre.

Dhe ligji është i ashpër për qytetarët e tjerë të vendit që nuk janë pjesë e oligarkisë.

Mediat raportojnë cdo ditë arrestime dhe procedime penale të shumëkujt që rregullon avllinë, suvaton muret e shtëpisë, riparon catinë.

Kryetari i Komunës Blinisht arrestohet për murin e jashtëm të shtëpisë. Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, që ndërton pallat në mes të ditës në mes të qytetit jo vetëm nuk është arrestohet por as nuk procedohet dhe madje as qortohet.

Kemi këtu vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Vlorës, që e shpall të paligjshme lejen e dhënë nga ky kryetar Bashkise, për ndërtimin që ai vetë po bën.
Pra ai po ndërton pa leje.

Por Kryetarin e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i Ministrit Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e zbaton vendimin e Gjykatës, sepse Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Edi Rama, Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Ilir Meta.
Oligarkia thotë se udhëheq me shembull personal.

Ja shembulli personal; ndërtimi pa leje, moszbatimi i ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkelje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)