PD denoncoi se Rexhë Byberi theu arrestin shtëpiak dhe shkoi në bashki, avokati për Report Tv: Mori leje 

TIRANË - Partia Demokratike denoncoi dje  (10 dhjetor)se kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi i vendosur në masën arrest shtëpiak, ka thyer këtë masë dhe ka shkuar në bashki për të ushtruar detyrën. Selia blu pretendon se i akuzuari për tre vepra penale, kryebashkiaku socialist Byberi, edhe pse prej muajit Shtator në arrest shtëpie për shpërdorim të 2,8 mln euro, “më 6 Dhjetor është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e Bashkisë”.

I kontaktuar nga Report Tv, avokati Artan Laze, që është përfaqësuesi ligjor i Byberit thekson se kryebashkiaku i Tropojës ka qenë i detyruar të paraqitet për të përmbushur detyrimin ligjor.

Sipas avokatit Artan Laze nuk ka thyerje masë për Rexhë Byberin pasi duke qene se vazhdon detyrën, dhe nuk është pezulluar nga ushtrimi i saj, ne funksion te zbatimit te detyrës  ka qene i detyruar te paraqitet ne zyre për të përmbushur detyrimin e tij ligjor për kalimin e buxhetit të Bashkisë Tropojë.

Për këtë arsye Bashkia e Tropojës ka kërkuar leje ne organin procedues qe te lejohet  kryetari i bashkisë të kryej procedurat ne 6 dhjetor për kalimin e projektbuxhetit.

Kjo leje është miratuar nga organi procedues dhe Byberi është paraqitur, pasi mosparaqitja e tij do të sillte pasojë bllokimin e fondeve dhe pagave për muajin dhjetor 2024 dhe buxhetin 2025.

Sot ka qene një seancë për marrjen e informacioneve 2 mujore por u shty për një date tjetër me qëllim njohjen e palëve me veprimet e prokurorisë për këtë periudhë.

Byberi u la në "arrest shtëpie nga GJKKO më 9 Shtator, me kërkesë të SPAK.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Kaliforni, kompanitë e sigurimeve përballë humbjeve deri në 10 miliardë dollarë

Zjarret në Kaliforni, kompanitë e sigurimeve përballë humbjeve deri në 10 miliardë dollarë