PD denoncon vendimin ndaj Dajtit
"Gjykata nën diktatin e Edi Ramës"

PD denoncon vendimin ndaj Dajtit<br />"Gjykata nën diktatin e Edi Ramës"
TIRANE - Partia Demokrartike ka dënuar sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për kreun e INUK Zyhdi Dajtit, duke u shprehur se sipas PD kjo është një drejtësi prefenciale.

Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, tha se vendimi i sotëm i Gjykatës është i padrejtë ku sipas saj në seancën e sotme ndaj dy të akuzuarve për shpërdorim detyre, kreu i INUV Florenc Hoxha dhe ai i INUK Zyhdi Dajti, nuk u dha i njëjti vendim.

"Gjyqsori shqiptar ka dhënë sot një sinjal negativ drejt dorëzimit në duart e Kryeministrit Edi Rama, duke i kryer atij një shërbim politik. Për të njëjtën akuzë, zyrtari i Edi Ramës lihet i lirë nga gjykatësi Artan Laze, ndërsa zyrtari i Bashkisë së Tiranës që drejtohet nga kryetari i opozitës, lihet në masë arresti. Kjo drejtësi preferenciale, e diktuar nga urdhërat politikë të Edi Ramës është një zhvillim shumë negativ për vendin dhe një këmbanë alarmi. Vendimi i sotëm i gjykatës, është parathënia e një kohe të errët ku po zhytet drejtësia, kur gjykatësi zbaton standard të dyfishtë për të njëjtën akuzë dhe për të njëjtat rrethana ligjore." tha Vorpsi

Sipas Vorpsit kjo tregon se gjykatat janë në dorën e Kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se prej kohësh kryeministri ka nisur një fushatë presioni ndaj drejtësisë.

"Gjyqtari Artan Laze është një shërbëtor i kahershëm i Partisë Socialiste, por me vendimin e sotëm haptazi preferencial, ai i ka dërguar sinjal të gjithë drejtësisë, se zyrtarët e Edi Ramës nuk mund të hetohen, nuk mund të arrestohen, nuk mund të gjykohen. Edi Rama është prej kohësh në krye të një fushate sulmi, presioni dhe denigrimi ndaj drejtësisë. Dhe sot u dha prova e parë se përse Kryeministri po godet gjykatësit.  Sepse Kryeministri kërkon të jetë i paprekshëm.  Dhe të paprekshëm, kërkon Kryeministri që të jenë dhe zyrtarët dhe sejmenët e tij. Kjo është rilindje." u shpreh zëdhënësja e PD

Në seancën e sotme dy drejtuesit e inspektoriateve Ndërtimore, atij të INUV Florenc Hoxha dhe INUK Zydi Dajti, të akuzuar për shpërdorim detyre, janë njohur me masat e sigurisë ndaj tyre në Gjykatën e Tiranës ku sipas gjykatës Hoxha duhet të qëndrojë me “arrest shtëpie”, ndërsa Zydi Dajti me masë “detyrim paraqitje”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar