Partia Demokratike akuzon deputetin socialist Alket Hyseni se ka vjedhur pronën e një familjeje në Vlorë, duke përfituar nga detyrat e larta që kryeministri Rama i ka besuar. Për deputetin Enkelejd Alibeaj, peshk më të madh për drejtësinë, se sa ky, nuk ka.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Dokumentet e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, në shkelje të vendimit të Gjykatës, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet. Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet. Partia Demokratike ka në dorë dokumente që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi. Le t’i rendisim faktet me radhë.
-I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumente të falsifikuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor.
-Dokumenti vërteton se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjes së zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi.
-Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga falsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama. Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni. Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit. Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.
Po mir ja u ben rama njerzve se vet ja dhan pushtetin , e prap jante kenaqur komunistat qe komentojen ketu jepini dhe B.... rames se te till jeni o te mbaruar qe nuk cohet njeri , tja u bej mir tu shkeli dhe me kemb se grat ja u ka .... prandaj e doni kaq shume mjer ju qe jetoni ne shqiperi o te mjeruar me nje qeveri si rama
PërgjigjuPUSHTETIN e KE ore Marshall dhe burgosi ok NE SE je I paster.For jeni DERI NE KRYQEZ te dhjere. I
PërgjigjuOmilet kta ta ven qylafin kur jan ne pushtet dhe bejn sikur te qajn hallin ne opozit... politikan leshi
PërgjigjuO Marshall lexoje mire deklaraten e Alibeaj se po ngateron Saliun me Ramen
PërgjigjuO ish mnistri ikryekriminelit Berisha! E ke gabim,si duket ne matematike ke kaluar me noten 4-5.Peshk me te madh ka dhe eshte jo peshk dosido,por peshkaqen dhe ai eshte ai te cilit ti dhe shume mosketjere te celules tuaj kriminale i lepini bythen ketu e 18 vjet dhe i rrini lepe e peqe.Eshte eskobari politik i ballkanit,Salih YDB-isti juaj,qe e kapin te gjitha nenet e kodit penal,vetem se s'ka patur kush te guxoje ta therrase,tani i ka ardhur koha.Se si puna e Alket Hysenit jeni te gjithe ju,pa perjashtim,o debili me diplome i PD-se!Prisni radhen me ne krye Salen e Lylushken(tavarishin si i thone ndryshe)para Arta Markut,do u dale dhe ne enderr naten ky emer.Thot5e mire Rama,s'keni pare gje akoma...
PërgjigjuSHUME INTERESANTE DEKLARATA E Z ALIBEAJ PER HERE TE PARE PERMENDET E SHOQJA E RAMES LINDA RAMA ME NJE BANKE PRIVATE QE FLITET NE OFFSHORE PA PERMENDUR PAZARET E TOKAVE NE BRGDET
Përgjigju