PD dhe Fredi Beleri (i masakrës së Peshkëpisë) nuk i binden Bashës, nisin fushatën për Bashkinë e Himarës

PD dhe Fredi Beleri (i masakrës së Peshkëpisë) nuk i binden Bashës, nisin fushatën për Bashkinë e Himarës

OMONIA dhe PD janë bërë bashkë për të fituar Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale.Fredi Beleri, i cili është dhe kreu i OMONIA-s, ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. Në foto, krah të tij është dhe Andrea Gjoni, i cili mban pozicionin e kryetarit të PD-së për Himarën. Fredi Beleri synon kandidimin për Kryetar Bashkie në Himarë, Por kreu aktual i OMONIA-s ka dhe një të kaluar problematike me ligjin.

Në tetor të 2003-shit Fredi Beleri  u bë një prej protagonistëve të përplasjeve të dhunshme ne qendrën e votimit, në Himarë, ku pas dhunimit të simboleve kombëtare dhe thirrjeve anti-shqiptare, ai së bashku me katër persona të tjerë u dënua në mungesë me 3 vite burg. Dënimin nuk e kreu asnjëherë pasi u arratis në Greqi.

Por, emri Fredi Belerit lidhet dhe me një tjetër ngjarje të rrëndë, atë të vitit 1994, sulmit terrorist në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë. Fredi Beleri kandidoi për kryetar bashkie edhe në vitin 2015 në Himarë në siglën e PBDNJ dhe me mbështetjen e opozitës së djathtë, por nuk arriti që të fitonte. tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë