PD dhe PS bëhen bashkë në 99-vjetorin e Luftës së Vlorës, Vullnet Sinaj: Ngjarje e rëndësishme e ekzistencës sonë

Sot janë kujtuar dëshmorët që vdiqën në luftën e Vlorës. Në homazhe Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë bërë bashkë për të kujtuar të rënët në luftë 99 vite më parë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi  kurorë në varrezat e dëshmorëve. Të pranishëm në Vlorë ishin kreu i kuvendit Gramoz Ruci, deputetët Klosi e Gjiknuri si dhe drejtuesit vendorë në Vlorë. Gjithashtu në homazhe kanë marrë pjesë edhe deputetet Vullnet Sinaj, Edmond Leka, kryetari I Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, kryetari I PD Vlorë,  Genc Deromemaj dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal. Kremtimi i 99 vjetorit është zhvilluar nën kujdesin e prefektit të qarkut Vlorë,ndërsa janë vendosur kurora me lule në varrezat e deshmoreve, aty ku prehen 150 deshmoret e luftes se Vlores. Ka vijuar gjithcka në teatrin "Pertro Marko" me pershendetjet nga prefekti i qarkut Vlore Flamur Mamaj dhe kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli.  Ruçi ka theksuar se është një nga ngjarjet më të rëndesishme historike dhe Labëria është djep i kapedanëve e çlirimtarëve dhe mësim për të mos u ikur përgjegjësive kombëtare.

"2019 është pragu i 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, i vitit kur shqiptarët treguan se nuk janë vetëm një komb luftëtarësh, por edhe një popull që e do dhe punon për ndërtimin e demokracisë" tha Ruçi. Ndërsa Vullnet Sinaj theksoi se "Është 99 vjetori I luftës së Vlorës një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë pas Kongresit ët Lushnjes e cila i dha fund copëtimit të Shqipërisë. Edhe na takoi si qytet, Labërisë, Vlorës, Tepelenës për ta realizuar këtë.  Edhe si vlonjat edhe si deputet e vlerësoj vërtet se duhet të marrë dimensionin që i takon Lufta e Vlorës pasi është një nga ngjarjet më të rëndësishme të ekzistencës tonë kombëtare". Kurse kryebashkiaku Leli tha "Unë mendoj që këta njerëz nuk kursyen jetën 99 vite më parë duke bërë që të trondite ata që ishin më të fuqishëm sesa ata që quheshin çobanë të maleve. Në 99 vite janë një simbol i madh për të udhë hequr punët tona në çdo ditë".

Lufta e Vlorës ishte një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë. Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së I Botërore. Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës të mbledhur në Kuvendin e Barçallait më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar O. Haxhiun. Ai formoi gjithashtu edhe një komision ushtarak me Ahmet Lepenicën në krye, i cili më vonë u zëvendësua nga Q. Koculi. Qeveria e Tiranës dha ndihmën e vet, pavarësisht se nuk mori pjesë zyrtarisht në luftë. Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane që kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta. 

Gjatë Luftës së Vlorës në 1920, trupat italiane nuk mundën të çanin rrethimin e forcave shqiptare. Roma u detyrua më në fund të hiqte dorë nga sovraniteti mbi krahinën e Vlorës dhe të nënshkruante me Qeverinë e Tiranës “Protokollin shqiptaro-italian” të 2 gushtit 1920. Më 3 shtator 1920 forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës të zbrazur nga trupat pushtuese. Bashkë me krahinën e Vlorës, qeveria italiane u detyrua të tërhiqte garnizonet ushtarake edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.1567511943_1567497032vlore.jpg

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 04/09/2019 17:56

    Pse ka deputet Vlora??

    Përgjigju
  • Vlora: 03/09/2019 13:29

    Edmonda Lekaj deputet që I dëgjohet zëri vetëm kur ka përkujtimore të tilla se në parlament nuk ja dëgjojmë kurrë zërin. Më debil deputet skemi pasur ndonjëherë në Vlorë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente