PD dhe PS gjejnë konsensus
në KQZ për auditin e SEN

PD dhe PS gjejnë konsensus<br />në KQZ për auditin e SEN
TIRANE - Duket se kritikat nga radhët e ekspertëve ndërkombëtar zgjedhor të ardhur në vendin tonë si ODIHR, NDI apo dhe diplomatët e huaj për një konsensus mes 7 anëtarëve të KQZ për mbarëvajtjen e këtij institucioni për 23 qershor, kanë rënë në vesh të duhur.

Dje, pas debatesh për miratimin e një auditi të specializuar që do të mbikëqyrë procesin e numërimit elektronik, me konsensus u pranua propozimi i nënkryetarit të KQZ, Denar Bibës, sipas së cilit ky audit i specializuar për mbikëqyrjen e testimit të SEN do të miratohet në 15 prill, ndërkohë që në 13 prill do të bëhet dhe testimi i parë i SEN.

“Ligji thotë se defektet serioze dhe të pariparueshme duhet të konfirmohen nga raporti i testimeve aprori. Këto difekte duhet të konfirmohen nga raporti i auditit të specializuar. Pa marrë konfirmimin nga ata nuk mund të kalojmë në vendimmarrjen e votimit manual në Fier.

Është si të dish paraprakisht që ke përpara një bombë në lidhje me zgjedhjet dhe të qëndrosh në mënyrë të papërgjegjshme pa marrë asnjë masë në lidhje me këtë. Duhen marrë masa të ndryshme për sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe ne duhet të vendosim.

Nëse pranohet propozimi ynë për caktimin e auditit, atëherë duhet të shikohet koha. Kërkesa jonë është caktimi i një auditi të pavarur për vlerësimin e testit të parë, data 3 prill 2013”, u shpreh Biba. Por duke marrë parasysh se ende nuk kanë kaluar çështjet delikate në shqyrtim, mbetet për tu parë dhe vazhdimësia e këtij konsensusi.

Nga ana e saj kryetarja e KQZ pranoi propozimin e Bibës, duke shtuar se kjo është në të mirë të procesit zgjedhor. Sipas planit të miratuar, numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare në një prej qarqeve më të mëdha të vendit, në Fier do të përfundojë brenda 24 orëve.

KQZ ka parashikuar që në 13 prill të zhvillohet testi i parë i teknologjisë, në 8 qershor do të bëhet testimi i përgjithshëm i sistemit dhe në datat 23-24 qershor do të realizohet numërimi elektronik.

DISKUTIMET

Biba: Ligji thotë se defektet serioze dhe të pariparueshme duhet të konfirmohen nga raporti i testimeve apriori. Këto defekte duhet të konfirmohen nga raporti i auditit të specializuar. Pa marrë konfirmimin nga ata nuk mund të kalojmë në vendimmarrjen e votimit manual në Fier. Është si të dish paraprakisht që ke përpara një bombë në lidhje me zgjedhjet dhe të qëndrosh në mënyrë të papërgjegjshme pa marrë asnjë masë në lidhje me këtë.

Lleshi: Ne na intereson zhvillimi i zgjedhjeve edhe që kjo teknologji të funksionojë si duhet.

Shtylla: Sa për procedurën e auditimit, ka një afat fundor që audituesi duhet ta respektojë. Është afati i raportit që ai duhet të paraqesë. Në këto kushte, normalisht kemi një vendimmarrje që duhet ta mbështesim. Unë propozoj që të jetë një afat më i hershëm, para datës 15 prill, për shpalljen e procedurave të prokurimit. Nuk mund të presim njëherë kryerjen e testimit pastaj të bëjmë prokurimin e një auditi të specializuar. Kjo do të kushtonte shumë kohë.

Lleshi: Nuk keni nevojë të bëni përsëritje të gjërave që keni thënë sa herë që merrni fjalën. Ju tërheq vëmendjen të gjithëve, keni përsëritur tre herë sot të njëjtat gjëra.

Shtjefni: Ky është propozimi juaj, por unë dua të arsyetoj mbi të. Proçedura e prokurimit thotë se nuk ka një moment fiks. Unë gjykoj se data 3 e prokurimit është e vonë. Le të parashikojmë mundësinë e procedurave të prokurimit. Ne duhet të bëjmë punën që këto teknologji të realizohen. Të bëhen procedurat për tenderimin e objekteve teknologjike të numërimit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë gati për qitje! Arrestohet 43 vjeçari, person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)

Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë gati për qitje! Arrestohet 43 vjeçari, person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)