PD dogji karriget e Kuvendit, Koçi në ‘Repolitix’ Krim i organizuar, duan qeveri teknike që bandat elektorale të kenë liri! Kthupi: Kompromis Rama-Berisha

TIRANË- Deputeti socialist, Petro Koçi ka komentuar në Report Tv kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend dhe djegien e karrigeve. Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, Koçi thotë se halli i vetëm i opozitës është drejtësia.

Krim i organizuar e quan Koçi skenarin e djegies së karrigeve jashtë oborrit të parlamentit, ndërsa thotë se deputetët e PD po i shërbejnë Berishës, pasi ky i fundit do të vendosë listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare 2024. Për Koçin, PD kërkon qeveri teknike me qëllimin e vetëm që bandat elektorale të kenë liri.

“PS nuk është se ka shumë në dorë në kuptimin, që nuk është një marrëdhënie kërkesë ofertë. Problematika kryesore që ka vëmendjen e opozitës është drejtësia. Ata godasin qeverinë, gjithnjë me idenë se duan me spont të godasin drejtësinë. Janë problemet personale të Berishës. Ky është njeriu që firmos listat e ardhshme për deputetë. Kemi individë nga opozita që deri dje kanë qenë shumë normal, brenda pak ditësh u shndërruan në qenie komplet tjetër. Ishte gjithçka e organizuar, nëse i vëmë emrin krim, është krim i organizuar, merr karriget i nxjerr jashtë, njëri merr benzinë, tjetri nxjerr çakmakun, ky nuk është fare skenar politik, është ordiner.

Ndoshta kanë menduar se do pengohej zhvillimi i konferencës ndërqeveritare, gjë që dështoi. Ky ishte një nga qëllimet. Është shumë e rëndë ajo që ndodhi në Kuvend. Qëllimi afatmesëm është lirimi i Berishës dhe qëllimi afatgjatë janë zgjedhjet. Duan një qeveri teknike që mos të ketë pushtet. Duan një situatë pa kontroll dhe të bëjnë si duan bandat elektorale”, tha Koçi në Report Tv.

Një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’, Rezart Kthupi thotë se ky kaos do të vijojë, ndërsa sipas tij gjithçka është një kompromis mes Berishës dhe Ramës.

“Dy palët e mbaruan hallin që kishin, njëra mori votën e diasporës, ajo pjesë e opozitës mori listat e mbyllura. E mbaruan kompromisin. Këta zotërinjtë do kalojnë prapë për 7 minuta, në 4, në 3. Nëse ka një akt politik ku mund të bësh debat është buxheti i shtetit. Ky është kompromis. Nga janari nis fushata, s’ka më vlerë parlamenti”, vijoi Kthupi.

Nga ana tjetër, gazetari Anri Bala thotë se PS kërkon të mbajë vëmendjen tek skenarët e saj dhe më këtë qëllim i ka kërkuar anëtarësisë që mos të dalin në debate me përfaqësues të partive të tjera të vogla opozitare.

“Informacionet që kam PD ka dalë në deklaratë që të mos dalin në debat me përfaqësues të partive të reja apo të vogla. E gjithë kjo bëhet për të mbajtur projektorët tek vetja e tyre. Karriget e djegura, molotovët në rrugë, SPAK organizatë kriminale. Pas protestës ovacioni i PD-së mediat e huaja shkruajtën që opozita kërkon qeveri teknike. Kjo është arritje e tyre. Nuk mund t’ia japi Rama. Për çfarë u duhet? Ja ua dhanë, e kishin çfarë bënë me to. Është një alibi që kur të na mundi se ka bandat kriminale, se ka SPAK e drejton ai. Bëjnë autogola pafund. SPAK është vegël kriminale, doli Bardhi dhe tha drejtësia foli kur mesazhet ndaj tij ishin të manipuluara”, tha Bala.

Për gazetarin Almer Toska, të dyja palëve politike, si PS dhe PD, u intereson që beteja politike të jetë e nxehtë.

“Qeveria është e interesuar që kriza të vazhdojë. Opozita është në të drejtën e vet. Në progres raporte apo rekomandimet e ndërkombëtarëve, opozita do bëhet fajtore, këta po prishin stabilitetin, nga ana tjetër opozita është në të drejtën e saj legjitime, e ka liderin në burg. Beteja politike palëve u intereson të jetë e nxehtë”, tha Toska.

Pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale, opozita nisi skenarët e kaosit në Kuvend. Edhe seancës e së enjtes priten skenarë kaosi. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 16/10/2024 08:21

    Ju tentakulat e saliut per te justifikuar djegien e Shqiperise thoni kompromis i Rames dhe sales .jo mor jo nuk ka kompromis jane justifikimet tuaja .Edi Rama i ka vene prepara pergjegjesise te gjithe .ju njohim se kush jeni parti fashiste dhe cilet jeni .Fitore PS .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'