TIRANË- Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën pritet të diskutohen një sërë çështjesh, që nga protesta 22 marsit deri te procesi zgjedhor brenda PD-së. Që prej rikthimit të Sali Berishës në krye të partisë, ky është procesi i parë që kryedemokrati zhvillon nën logon e PD-së, pasi 4 vite më parë procesi u zhvillua nën siglën e Komisionit të Rithemelimit.
Kryesia ka vendosur që procesi zgjedhor për krerët e degëve do të zhvillohet deri më 30 prill. Më 23 maj do mbahen zgjedhjet për drejtuesin e ri të PD, ndërsa më 6 qershor mblidhet Kuvendi.
Një nga pikat më të rëndësishme, është ngritja e një grupi pune për ndryshime statutore, çështje që mund të hapë një debat të ri brenda selisë blu. Ndryshimet mund të prekin të ashtuquajturin neni Basha, i vendosur nga vetë Berisha gjatë përplasjes me Lulzim Bashën, i cili parashikon se kryetari i partisë duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare.
Ky rregull u vendos nga Sali Berisha gjatë përplasjes së fortë me ish-kryetarin Lulzim Basha, si një standard i ri përgjegjësie politike brenda PD-së. Në atë kohë, Berisha argumentonte se një parti nuk mund të drejtohej nga një kryetar që humb zgjedhje pas zgjedhjesh dhe se largimi në rast humbjeje duhet të ishte një detyrim statutor. Por, ku rregull i trmbetuar nga vetë Sali Berisha, nuk është zbatuar kur ai humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Pasi të përfundojë procesi zgjedhor në të gjitha degët, do të thirret Kuvendi Kombëtar, i cili do të zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Këta të fundit votëbesojnë anëtarët e rinj të Kryesisë dhe kupolën drejtuese të PD, përfshirë nënkryetarët dhe sekretarin e Përgjithshëm. Pritet të shihet se kujt do t’i besohen këto poste, figurave të reja apo sërish të njëjtëve personazhe besnikë të Berishës. Ndërkohë në maj, përfundon edhe mandati i Sali Berishës në krye të PD, çka do të thotë se do duhet të organizohen zgjedhje edhe për drejtuesin e ri të partisë.
Lajmi në përditësim...

Në Kryesinë e PD është vendosur edhe ngritja e një grupi pune për rishikimin e Statutit të PD. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar emrat e 10 anëtarëve të grupit të punës.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar datat se kur do të zhvillohet procesi zgjedhor në PD. Burime thonë se afati për përfundimin e procesit për zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive në degë do të jetë 30 prilli, ndërsa më 23 maj referendumi për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Ndërkohë, më datë 6 qershor mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Nga mbledhja e Kryesisë, Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato duke thënë se ai sillet në Bruksel si ambasador i Edi Ramës.
“Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel. Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve. Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve.
Ky zotëri, përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD në procesin e integrimit, e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Forca jonë politike, është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin për statusin e kandidat dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër. Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit.
Gënjeshtra e dytë është, se axhenda jonë është MAGA. Por, axhenda jonë është integrimi i Shqipërisë në BE. Kjo histori mashtrimi, filloi me një trillim të padëgjuar ndonjëherë, se kur erdhi LaCivita, erdhi me cek për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Me këto i shërben Ramës, nuk kam dëshirë të të përgjigjem, por jam skandalizuar kur kam mësuar këto. Ky është qëndrim i përsëritur”, tha Berisha.
Komente













Ky nen ben mire te aplikohet per pergjegjesit e shkatarrimit te partise demokratike si belindi dhe flamuri. Nje popull i tere i votoi kundra dhe prap aty jane. Humbje zgjedhjet, mbyll gojen e hap krahun !
Përgjigju