PD: Duam sistem zgjedhor
që të shmangë vjedhjet
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka komentuar dje vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi padinë e PD-së me akuzat ndaj Partisë Socialiste për blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të Korçës.
TIRANE- Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka komentuar dje vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi padinë e PD-së me akuzat ndaj Partisë Socialiste për blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të Korçës. Pas përfundimit të takimit me kryetaren e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 23 qershorit Conny Mçormack dhe Steven Martin këshilltarin zgjedhor pranë ODIHR mbi zgjedhjet lokale në Korçë ai tha: “Edhe 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare shohim mazhorancën e re të dalë nga vota e 23 qershorit të bëjë deformimin e votës së qytetarëve nëpërmjet shitblerjes së votës, siç u duk në zgjedhjet e Korçës.
Bojkoti institucional ndaj
KQZ vazhdon dhe ky bojkot bëri të mundur, që edhe për çështjen e ndjeshme të blerjes së votave në Korçë, vendimarrja e Apelit të mos funksionojë. Kolegji Zgjedhor mbylli sytë përpara asaj që qytetarët panë më sytë e tyre. Shprehim shqetësimin tonë të thellë për mosplotësimin e KQZ edhe në kushtet kur kemi të bëjmë me një mazhorancë të re, që ka detyrime ligjore për plotësimin e KQZ. Qeveria duhet të vejë para përgjegjësisë përgatitësit e sistëmit të blerjes së votës në Korçë”. Sipas tij, PD ka vendosmërinë përpara ligjit për të kontribuar në konsolidimmin e një sistemi elektoral.
“Informova zonjën Mçormack për të gjitha këto zhvillime. E informova për vendosmërinë tonë si PD për të vazhduar të japim kontributin tonë në konsolidimin e një sistemi elektoral i cili bën të mundur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo deformimin e vullnetit të zgjedhësve”, tha ai. Lulzim Basha tha edhe një herë se zgjedhjet e 23 qershorit kanë qenë zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe pse KQZ funksionoi me 4 anëtar.
“PD-ja është partia që organizoi më 23 qershor zgjedhje të cilat, siç i cilësohen raporti i ODIHR-it, tregojnë një përparim të dukshëm dhe të qartë të përmbushjes së standarteve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo u bë edhe në kushtet e një bojkoti institucional të KQZ-së dhe në kushtet e organizimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme të presionit apo të shit-blerjes së votës, të një skeme masive të deformimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë më 23 qershor”, u shpreh Basha.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
54.3%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32