Reforma në Arsim vijon të mbetet në qendër të diskutimeve mes Qeverisë dhe Opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo , në një deklaratë për shtyp kërkoi sot nga qeveria transparencë dhe ligjshmëri lidhur me rrugëtimin që ka ndjekur qeveria në përpilimin listës së universiteteve të cilave iu pezullua apo iu hoq liçensa.
"Partia Demokratike është për ligjshmëri, zbatimin korrekt të normave në fuqi dhe të standarteve zyrtare", tha Pollo.
"Kontrolli i Ministrisë së Arsimit në universitetet e vendit është bërë me nxitim, me kontrollorë që së shumti janë marrë andej këtëj, pa njohuri për legjislacionin e fushës", vijoi ai.
"Partia Demokratike, tha Pollo, përkrah kërkesën e profesoratit dhe të universiteteve për transparencë të plotë të kontrollit të ministrisë; të gjetjeve e shkeljeve të ministrisë ashtu siç janë shkruar e janë fshehur, dhe pret që zonja Nikolla t'i bëjë ato publike".
Deputeti i Partisë Demokratike gjatë deklaratës së tij akuzoi qeverinë se ka shkelur ligjin me vendimin e marrë për mbylljen e filialeve të universiteteve. "Vërejme se për mbylljen e të gjitha filialeve universitare e të 63 programeve të studimit është shkelur procedura ligjore, as nuk janë marrë propozime nga institucione të arsimit të lartë dhe as nuk është konsultuar Këshilli i Akreditimit siç e kërkon ligji. Po kështu u veprua me miratimin e kuotave ku nuk u konsultua as Konferenca e Rektorëve dhe as Këshilli i Arsimit të Lartë e Shkencës siç e kërkon gjithashtu ligji", tha ai.
Po ashtu ish-Ministri për Inovacion në qeverinë e Partisë Demokratike, deklaroi se vjet qeveria miratoi 31 mijë kuota për univerisitetet publike. "Qeveria Rama miratoi 19 mijë, pra 12 mijë kuota më pak. Hiq edhe 6 mijë me universitetet private te mbyllura e pezulluara rezulton që 18 mijë maturantëve u mbyllet dhunshëm porta e shkollës së lartë", theksoi Pollo./ATSH/
/Shqiptarja.com