PD-ja duhet të ndahet dhe jo të bashkohet me 'pengmarrësit'

PD-ja duhet të ndahet dhe jo të bashkohet me 'pengmarrësit'

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

PD- duhet te ndahet dhe jo te bashkohet me “pengmarresit”. Interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”.

Prandaj ata nuk mund të bëhen bashkë. Është iluzion dhe naivitet përpjekja për të mbajtur të bashkuara gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, sepse nuk mund të pajtohen, pasi nuk e duan e nuk e durojnë dot njera tjetrën.

Në këtë kuptim moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”.

Ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit.

Interesi i PD kërkon që bashkimin ta kërkojmë tek morali, përkushtimi, modestia, përulësia, vlerat njerëzore, shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet e shtetit ligjor. Pa bërë ndarjen nuk ka ringritje!

Pa ringritje nuk ka shpresë! Kaq e thjeshtë është analiza.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën