PD: Dy spitalet COVID janë ezauruar! Për të luftuar virusin duhet personel i trajnuar jo numra

PD: Dy spitalet COVID janë ezauruar! Për të luftuar virusin duhet personel i trajnuar jo numra

Ish- deputeti Bardh Spahia

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se po bëjnë propagandë me COVID-19.

Nëpërmjet ish- deputetit, Bardh Spahia shprehet se dy spitalet COVID në vendin tonë janë ezauruar dhe për hapjen e një spitali të tretë, nuk mjafton një krevat dhe një respirator, por një staf të trajnuar. Kjo për Bardhin, nuk po ndodh në vendin tonë duke e quajtur situatën alarmante.  

"Për të ngritur një repart të terapisë intensive COVID-19, jo spital siç premton në ajër kryeministri-piktor, nuk mjafton një krevat e respirator, por mbi të gjitha duhet personel i trajnuar mirë madje, mjekësor e infermieristik. Dhe me trajnimin e tyre nuk mund të improvizohet, sepse bëhet fjalë për të shërbyer në reparte dhe situata tepër të vështira, bëhet fjalë për jetë njerëzore.

Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në vazhdimësi por autoritetet shqiptare e kanë trajtuar me të vetmin mekanizëm që njohin: propagandën! Të papërgjegjshëm e qesharakë, njëlloj si etërit e tyre në diktaturë që e propagandonin Shqipërinë shkëmb-graniti kur njerëzit merrnin ushqim me tollon, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë ende artikulojnë dokrra të tipit se kanë kapacitete por ende nuk ka nevojë për to, edhe pse cdo ditë afro 25-30% e të testuarve, sipas shifrave që vetë përcjellin, dalin të infektuar!

Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën. A e keni pyetur ndonjëherë vehten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve covid+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%...??

Pra situata është alarmante! Mjaft me video propagande! Merrni masat të rrisni kapacitetet se indiferenca do ketë kosto të pakthyeshme", shkruan Spahiu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 25/10/2020 11:31

    Ky lepiresi qe i ngjan babes pse nuk vesh bluzen e bardhe dhe te shkoje te ndihmoje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën