PD e Alibeajt zbulon tjetër kandidate që do garojë në zgjedhjet e 14 majit, Eriselda Zotaj Çelaj për bashkinë e Fierit

PD e Alibeajt zbulon tjetër kandidate që do garojë në zgjedhjet e 14 majit, Eriselda Zotaj Çelaj për bashkinë e Fierit

Eriselda Zotaj Çelaj

PD e Alibeajt zbulon një tjetër emër që do të kandidojë nën siglën e saj në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Bëhet fjalë për Eriselda Zotaj Çelaj që do të përfaqësojë demokratët në këtë përballje elektorale.

Eriselda Zotaj Çelaj, është propozuar nga strukturat e PD dhe përzgjedhur nga kryesia për të garuar për bashkinë e Fierit. Çelaj ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita.

Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”. Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.

Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në çdo betejë politike dhe elektorale të Partisë Demokratike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!