PD: E gjithë opozita pavarësisht bindjeve të rrëzojë Ramën

Duke radhitur çështjet prioritare për të cilat Partia Demokratike do të ngrejë zërin, deputetja Eralda Tase, tha se e gjithë opozita, pavarësisht bindjeve, do duhet të sjellë fundin e qeverisë Rama. 

'Në këtë moment, ekzistojnë një sërë çështjesh të cilat janë me rëndësi jetike për shqiptarët, çështje të cilat Partia Demokratike do t’i ngrejë fort si probleme në vijim. 

1. Reforma zgjedhore mbetet një nga ato pika të cilat Partia Demokratike cilëson si të domosdoshme për të mirën e përgjithshme. 
2. Taksimi i ri ndaj bizneseve ka sjellë pakënaqësi të përgjithshme te qytetarët. Ndryshimet e vazhdueshme dhe paaftësia për të analizuar me kujdes të gjitha pasojat ngative të ndryshimeve të propozuara nga qeveria rëndojnë vetëm dhe vetëm mbi taksapaguesin.
3. Arsimi mbetet prioritet i Partisë Demokratike dhe prioritet i imi personal, pasi situata aktuale është alarmante dhe të dhënat që vijnë çdo ditë janë një tregues se arsimi shqiptar gjendet në prag të kolapsit total. 
4. Raportet e reja ndërkombëtare sjellin shifra alarmante për cilësinë e ajrit në Shqipëri. Për më tepër situata e mbetjeve urbane është një çështje e cila veç dëmit ekonomik ka sjellë dëm ambiental i cili pavarësisht përpjekjeve të dështuara për të mbuluar të dukshmen, është padyshim një problem të cilit do vazhdojmë t’i japim zë në këtë vit, edhe më fuqishëm.

Korrupsioni dhe aferat korruptive kolosale të qeverisë aktuale janë thelbi i shumë problemeve. Sot jemi përballë faktit të pakundërshtueshëm se një numër i madh zyrtarësh dhe ish zyrtarësh të qeverisë janë të akuzuar apo përballen me dënimin për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Gjysma e kabinetit të qeverisë Rama ose ka marrë aratinë, ose është nën hetim ose është në burg. 

Një qeveri e tillë nuk mund kurrsesi të ketë aftësinë të drejtojë një shtet, e aq më keq të jetë e aftë të krijojë ndryshime pozitive që i nevojiten qytetarëve shqiptar.

2024 do të jetë viti i të vërtetave të reja të cilat me vullnet të plotë politik të të gjithë opozitës pavarësisht bindjeve do duhet të sjellin fundin e regjimit të Edi Ramës.''- tha Eralda Tase, deputete e PD-së.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë