Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare jashtë parlamenti nisin mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lënia e mandateve i detyron këta parti që para se të garojnë për t’u rifutur në Kuvend, të mbledhin firma të mbështetësve të tyre.
Konkretisht, neni 68, pika 1 e Kodit Elektoral kërkon mbledhjen e 5000 firmave nëse do të garojnë në lista të veçanta dhe 7000 firma nëse do të futen në zgjedhje me një listë të përbashkët.
“Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5 000 zgjedhës në shkallë kombëtare. Në rastin e koalicionit zgjedhor listat në tërësi duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7 000 zgjedhësve në shkallë kombëtare. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit” thuhet në Kodin Zgjedhor.
Ndonëse disa ditë më parë, në vetdeklarimin e tyre, deputetët e opozitës së re Korab Lita dhe Gjetan Gjetani janë regjistruar si deputetë përkatësisht të PD e LSI, cka do të shmangte procesin e mbledhjes së firmave, këta forca politike duket se nuk do të pranojnë ‘mëshirën’ e atyre që refuzuan djegien e mandateve.
Burime brenda opozitës thanë se nuk do ta shmangin procedurën e mbledhjes së firmave pasi nuk njohin parlamentin aktual.
Neni në Kodin Zgjedhor që detyron partitë jashtëparelamentare për 5000 firma
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.5%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 3270
Lajme të tjera
-
Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit
20 Prill, 12:50
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Adriatik Doçi: Meta-Kryemadhi thirrje Ramës për koalicion (Ngjala 2) nga goja e SPAK-ut
20 Prill, 08:32
-
Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar
19 Prill, 18:32
-
Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet
19 Prill, 16:56
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve
19 Prill, 10:51
-
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
19 Prill, 09:21
-
Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL
18 Prill, 21:25
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës
18 Prill, 16:55
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59