Pr/ligji per By Pass u shoqërua me debate mes PS e PD-se. Në 13: 30 nisi diskutimi i aktit normativ për “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë të subjekteve të shpronësuara.
DADE: OLLDASHIT JE BURREC
Ora 13. 42 Në parlament kanë shpërthyer debatet mes kryetares së Kuvendit dhe ministrit Olldashi dhe deputëtëve të PS-së, Erjon Brace dhe Arta Dade. Braçe:Ti ke inat se të hoqën nga presidenca
Topalli: Se kam dashur kurrë
Topalli Ne do të fitojmë mandatin e tretë.
Më pas në replikë dhe ndaj ministrit Olldashi, Dade e quajti ministrin Olldashi “Je ministër burrec” . Në këtë moment kryetarja e parlamentit ia ndërpreu fjalën.
BRACE: NUK VOTOJ PER TE PASURUAR BOTUESIN PERSONAL TE BERISHES
Ora 12:: 55 “Braçe e cilësoi të pamoralshme sulmin e Berishës. Në 1997 kur u larguat nga pushtetit latë në këtë vend 5 km rrugë. Ne kemi nënshkruar marrëvehsjne e ndërtura Durrës- Rrogozhinë, Rrogozhinë- Lushnje, Tepelenë- Gjirokastër, Gjirokastër- Kakavijë, Rrogozhinë Elbasna, Elbasahn - Librazhd e Elbasan Qafë Thanë, Korcë- Kashpticë. Ai akuzoi Berishën se janë ato që kanë vonuar ndërtimin e rrugëve. “Për të vjedhur dhe për të pasuruar botuesin personal të Berishës nuk votoj në parlament”- tha Braçe
OLLDASHI OPOZITES: JENI BORXHLI NE ZYREN E TAKSAVE
Ora 12: 47 Olldashi akuzon deputetët e opozitës se nuk kanë paguar taksat.“Rruga është ndërtuar me taksat e shqiptarëve jo tuajat. Ju keni qenë borxhli në zyrën e taksave. Jeni tipik për evazioni i kallëzuar nga organet tatimore. Rrugët nuk janë ndërtuar me taksat tuaja"- tha Olldashi në seancë.
ÇAÇI: KA KOSTO TE LARTE
Albert Çaçi, në emër të grupit socialist e konsideroi të vonuar ndërtimin e kësaj vepre, në një nga zonat me potencialin më të madh ekonomik të vendit, ku ndodhen burimet më të mëdha në fushën e naftës dhe gazit, me bujqësi të zhvilluar dhe ku interesi për investime është i madh. Deputeti i zgjedhur i qarkut të Fierit, shprehu shqetësim për koston e lartë të ndërtimit të këtij BYPASS-i, me një total prej rreth 4 milion euro. "Kjo është një shifër shumë e lartë për një rrugë fushore, prej 22 km. Rrugët e Shqipërisë vitet e fundit po projektohen me dorë shumë të lirë, duke hedhur dyshimet për korrupsion. Opozita sot nuk ka mundësinë të bëjë verifikimet për këtë, por shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe një hetim i pavarur do të hedhë dritë mbi këtë rritje galopante të kostos së rrugëve", tha deputeti Çaçi
BERISHA: RAMA KA FRIKË TË MË TAKOJË
Ora 11: 30 “U bë 15 vjetori i emisionit “Opinion”. Zoti Ruci unë shtrëngova duart me të gjithë. Kur shkova në drejtim të kryetarit tuaj u vërsul Blendi Klosi dhe i tha ik se po vjen të të japë dorën. Nuk iku nga rruga kryesore por nga garazhet, iku ja mbathi, ju sjell filmimet po të doni. I thanë pse ike dhe i tha, pse do haja prapë një copë ngjalë unë”,- deklaroi Berisha.
BERISHA: VOTOJENI SI GJEST PENDESE PER VOTAT KUNDER PROJEKTEVE
Kryeministri Berisha ftoi opozitën të votojnë marrëveshjen duke e vlerësuar by pass si një nga segmentet më nevralgjike të vendit, që lidh Shqipërinë Qëndrore me atë Jugore. “By Pass i Fierit një lidhje jetike për autostradat Levan- Vlorë dhe Levan- Tepelenë. Projekti u modifikua për shkak të studimeve që faktuan se në trajektoren e tij të parë gjendeshin rrënoja të pazbuluara të Apollonisë. Me projektin e dytë u shmangën këto rrënoja”- tha Berisha. Ai bëri thirrje ta votojnë unanimisht ”Sepse rrugët po ndërtohen, janë ndërtuar mbi 10 km rrugë dhe në të gjitha këto kilometra opozita ka pasur votën kundër. Ajo që më ka çuditur ishte vota kundër tunelit të Elbasanit, dhe autostradës Levan- Vlorë e Levan- Tepelenë”- tha Berisha në seancë parlamentare.
“Si një gjest pendese jepni një votë unanime sot për By-Pass-in e Fierit”, ftoi kryeministri deputetët socialistë. “Infrastruktura përdoret nga të gjithë ata që kanë votuar si për ju edhe kundra jush. E kuptoj përqendrimin tuaj në një grup të vogël njerëzish, por në Shqipëri janë në të katër anët e vendit qytetarët që duan rrugë”, tha Kryeministri.
OLLDASHI: MOS SPEKULONI
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi duke ftuar opozitën të miratojë marrëveshjen deklaroi se opozita nuk duhet të thotë as gënjeshtra dhe as përralla në lidhje me këtë by Pass. “Bëhet fjalë për një projekt të gjatë 22 km, me 24 metra gjerësi, dy korsi kalimi me 3 ura, me 60 tombino, 4 kryqëzime në disnivel dhe 16 nënkalime për të siguruar kalimin e bagëtive. Spekulime se janë bllokuar kanalet. “Mos i thoni përrrallat pa filluar rruga.. Thoni të vërtetën se jemi shumë afër zgjedhjeve dhe ju bën mirë si deputet “
Deputet e opozitës megjithëse deklaruan votën e tyre pro kësaj marrëveshjeje, akuzuan qeverinë për vonesë të punimeve në autostradën Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorë, si dhe aksin jugor Levan-Tepelenë që lidh ky Bypass dhe cilësi të dobët të tyre. Ata ngritën edhe çështjen e shpronësimit, si një nga kërkesat kryesore të banorëve që do të preken nga ndërtimi i këtij projekti."Nuk është bërë shpronësimi i banorëve."- deklaroi Ervin Koçi, deputet i PS-së ndërsa deputetit tjetër i PS-se, Arion Muçaj tha se PS është pro kësaj rruge por do denoncojnë korrupsionin.
Bypass- i Fierit është një projekt që lidh dy autostradat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, autostradën Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorë, si dhe aksin jugor Levan-Tepelenë. Punimet për këtë projekt, me gjatësi 22 kilometra dhe katër korsi kalimi do të zgjasin 24 muaj
Me debate pritet të shoqërohet diskutimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, si dhe akti normativ “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë të subjekteve të shpronësuara.
DEBATE MES TAHIRIT E TOPALLIT PER BANESAT E ISH PRONAREVE
Parlamenti votoi me 67 vota pro Aktin Normativ për lirimin e banesave të ish pronarëve. Opozita nuk mori pjesë në votim ndërsa katër deputetët e LSI-së abstenuan. Që në nisje të debatit opozita e majtë i kërkoi kryetares së Kuvendit që të vendoste në dispozicion të deputetëve rekomandimet e Avokatit të Popullit që e ka cilësuar Aktin jo kushtetues.
Por kryetarja e Topalli refuzoi ndërsa theksoi se nuk merr leksione mbi kushtetueshmërinë e ligjeve nga Avokati i Popullit. Polemikat u shtuan kur deputeti socialist Sjamir Tahiri i tha Topallit se me sjelljen e saj ngjante me një kujdestare konvikti dhe i kujtoi asaj se nuk mund të kthente sallën e Kuvendit në komando gestaposh.
Tahirit iu përgjigj ministri Olldashi i cili theksoi se kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu kishte një konflikt interesi ndaj dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që njohin të drejtën e banorëve për të pasur një streh, sipas tij janë të njëanshme.