PD: Edi Rama e ka shndërruar
Shqipërinë në Kolumbinë e Europës

PD: Edi Rama e ka shndërruar<br />Shqipërinë në Kolumbinë e Europës
Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për krimet që ndodhin çdo ditë në vend. Ai është shprehur se Rama e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Eurpës. Salianji është shprehur se edhe pse Partia Demokratike vijon denoncimet e vazhdueshme të shoqëruara nga provat, policia e nuk ka ndërmarrë asnjë operacion.
 
Deklarata e plotë e Ervin Salianjit
Partia Demokratike ka denoncuar prej muajsh me prova dhe fakte kthimin e Shqipërisë nga Edi Rama në Kolumbinë e Europës.
 
Prej 4 ditësh kemi denoncuar me video, foto, prova të dorës së pare, luginën e drogës në Vlorë. Prej dy ditësh  kemi denoncuar me video, foto e prova  hambarin e drogës në vendlindjen e Tahirit të Ramës, prej nga vijnë dhe pjesa më e madhe e krerëve të Policisë.
 
Edhe pse i treguam ne vend parcelat e me kanabis, asnjë mase, asnjë operacion. Arsyeja dihet, ky është biznesi qeveritar i Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit. Ai bëhet nën mbikqyrjen e shefave të policisë, që janë sekserët e 30 përqindëshit për çdo parcelë.
 
Këto prova e dëshmi të siguruara e të publikuara nga Partia Demokratike, konfirmojnë atë që di çdo shqiptar: Pa lejen e Edi Ramës, askush nuk mund te bëjë një biznes të tillë kriminal. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë, kërkon garanci të vazhdueshme, kërkon që ligji të mos funksionojë, që policia të mos funksionojë.
 
Prej 3 vitesh këtë pushtet në Shqipëri, që ndalon ligjin të funksionojë, që ndalon policinë të funksionojë e ka pasur dhe e ka ushtruar Edi Rama.
 
Ndaj Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet në territorin e vendit, sepse ai e lejon, ai e bekon, skemën e 30 përqindëshit, taksa e famshme për miliona eurot e përmuajshme të këtij krimi që po shkatërron vendin, për të pasuruar trafikantët e qeveritarët.
 
Edi Rama është përgjegjës për krimet që po ndodhin çdo ditë për shkak të këtij biznesi kriminal. Si rasti i një jave më parë, që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjeçari Elidian Pashai ra viktime e një trafikanti të njohur droge që kontrollonte arat me kanabis në këtë zonë.
 
Edi Rama është përgjegjës për viktimat e përditshme në aksidentet rrugore, pasi policia e tij është duke ruajtur drogën nëpër parcela.
Edi Rama është përgjegjës për shfrytëzimin e fshatarëve të varfër me 10 - 20 mije lekë të vjetra, të cilët detyrohen të shërbejnë në parcelat me drogë për shkak te mjerimit te tyre, duke mundësuar kështu miliona euro për trafikantet e qeveritarët.
 
Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e bujqësisë shqiptare nën presionin e narkokultivuesve. Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e ekonomisë shqiptare dhe biznesit të ndershëm që tani duhet të konkurrojnë me ekonominë e drogës.
 
Edi Rama e di se narkotrafikantët tashmë po bashkëpunojnë edhe me celulat e terroristëve që duan të financojnë aktivitetin e tyre me paratë e drogës. Por me veprimet dhe mosveprimet e tij, inkurajon në fakt këtë gjendje të paprecedentë kriminaliteti dhe kërcënimi të stabilitetit dhe sigurisë kombëtare.
 
Shqiptarët kanë detyrimin ta largojnë një ore e me parë këtë përgjegjës të pasigurisë dhe rrënimit të ekonomisë së tyre. Ajo ditë po vjen. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois