PD është kthyer në betejë 'të kapim çfarë të kapim'

PD është kthyer në betejë 'të kapim çfarë të kapim'

Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj

Ervin Salianji ka të drejtën e tij legjitime të kërkojë e të bëj karrierë! Këtë të drejtë nuk ja heq askush! Po ashtu është e drejta e tij të gjejë edhe momentin më oportun për ta realizuar një të tillë! Sigurisht për ta bërë të mundur një gjë të tillë është e nevojshme edhe formula dhe po ashtu kompromisi, "marrëveshja politike", reflektimi apo edhe pragmatizmi! Pyetja është më e thjeshtë se kaq: a është "marrëveshja politike" e Ervin Salianjit edhe marrëveshje për palën e Alibeaj?

A përfaqëson reflektimi dhe pragmatizmi i Ervinit edhe atë të Alibeaj? Sigurisht se politika është shumë më shumë se kaq, por as kjo nuk është zgjidhja e krizës së PD! E kam thënë edhe herë të tjera, kriza e PD nuk është vetëm krizë emrash, mundësi për pushtet, apo çështje vule, por një krizë shumë më shumë se kaq, një krisje e thellë mes palëve që nëse nuk ndryshojnë rrethanat dhe arsye e shkakut nuk ndryshon asgjë! Kriza në PD nuk është të ik një palë e të vij një palë, nuk është as hedhje sa në një krah apo në një tjetër e po ashtu nuk është as çështje e mirëfilltë politike, por në shtetin e së drejtës edhe një çështje juridike! Kriteri i mohimit të palëve ose të diktatit të dorëzimit pa kushte të kundërshtarit nuk është zgjidhja e krizës, por përshkallëzim i ndarjes!

Nismat individuale për ego personale me justifikime në emër të shumicës nuk janë gjë tjetër veçse për të realizuar egoizma personale në emër të shumicës! Ka një raport simbiotik në krizën e PD, disa të rinj që po shfrytëzojnë hallin e të vjetërve për kapur çfarë të kapin dhe nevojë e të vjetërve për hallet e tyre që janë të gatshëm t'u japin të rinjve gjithçka përveç lidershipit! Kjo marrëdhënie simbiotike nuk e zgjidhë krizën, por tenton ta shtyjë në kohë me shpresën se rrethanat mund të ndryshojnë për palët e kështu mundën të dalin të dyja palët fitues!

Dobësimi ose kriza e PD ka bërë që palë të paftuar në këtë mesele të jenë edhe aktor të tjerë politik që nuk kanë asnjë lidhje me këtë subjekt politik, por kanë synimin që të përfitojnë sa më shumë ose pse jo edhe ta përvetësojnë, sepse e shikojnë si "luan të sëmurë" të shtrirë për tokë e të pafuqishëm! Në PD ka shumë që po mendojnë për veten e tyre, karrierën e tyre, hallet e tyre e ndoshta pak për të ardhmen e vërtetë politike të subjektit! Lufta më e madhe në krizën e PD po kthehet në betejën "të kapim çfarë të kapim", sepse e konsiderojnë moment të artë! Ata që nuk shikojnë përtej egoizmit të tyre nuk mendojnë as për PD e as për demokratët!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?