PD firmos me 24 aleatë "Aleancën
për Punësim, Integrim dhe Mirëqënie"

PD firmos me 24 aleatë për Punësim, Integrim dhe Mirëqënie"">
TIRANE- Partia Demokratike ka firmosur sot pasdite, koalicionin parazgjedhor me 24 partitë aleate, me të cilat do të dalë në zgjedhjet e 23 qershorit në kuadrin e "Aleancës për Punësim, Integrim dhe mirëqënie". Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar në fjalën e tij se "do të përsëris vitin 1992, vitin kur ne hapëm rrugën e lirisë për shqiptarët". Berisha e vlerësoi koalicionin e tanishëm "si më madhin në histori kundrejt "ngjalave" të aleancës tjetër. Nga 35 parti, 29 prej tyre janë të pranishme sot këtu", - theksoi ai.

"Në emrin tuaj, më lejoni të përcjell përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve shqiptarëve, që kanë më të çmuar në shpirtin e tyre, vokacionin perëndimor dhe që sot, shohin më të bashkuar se kurrë, forcat politike të këtij vendi, të orientimit kryekëput perëndimor, kryekëput kombëtar.

Sot shqiptarët po jetojnë një ditë në historinë politike të vendit, shumë të veçantë, një bashkim të gjitha forcave politike, që kanë në themel të programit të tyre vlerat më të çmuara të shoqërisë, individit, kombit. Në këtë kontekst, sot firmosim aleancën më të madhe të vlerave në historinë tonë kombëtare. Ne sot tejkalojmë vitin 1992, kur ishim një lloj fronti, ndërsa sot ne paraqitetmi si forca poliitke të struktura që kemi operuar me platformat tona në interesin më të mirë të qytetarëve.

Ne zgjodhëm si moton e aleancës sonë, punësimin e qytetarëve shqiptarëve. Puna është pas familjes, bekimi i njeriut, ndaj dhe ne jemi të vendosur që të gjitha reformat që do ndërmarrim të kenë rezultat final punësimin e qytetarëve shqiptarëve. Ne do bëjmë gjithçka që t’u krijojmë atyre këtë mundësi. Mirëqënia është pa dyshim, atribut i çdo qytetari në një shoqëri të lirë.

Prej dy vitesh, procesi, në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të Europës, u bllokua nga brenda. Opozita shqiptare për qëllime politike bllokon procesin e integrimit të vendit. Sot, në Luksemburg, u deklarua se janë tre ligjet që nuk u votuan ato që bllokuan statusin e Shqipërisë në BE. Nuk ndodhi askërkund, ndodhi vetëm në Shqipëri, sepse udhëheqja e sotme e PS-së ka platformë, ka për program, testamentin e etërve të vet. Kjo ishte një thirrje, një apel për këta zotërinj të ulur këtu të bashkohemi për të bërë çdo gjë për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE. Unë jam i sigurtë se 23 Qershori do jetë përgjigja e vetë shqiptarëve për axhendën e vet europiane.

Ne sot bashkohemi dhe dua t’ju informoj se nga 35 parti, që morën pjesë në zgjedhjet e 2099-ës, 29 prej tyre janë të pranishme këtu, parti me histori elektorale kundrejt "ngjalave" të aleancës tjetër. Po, kjo është aleanca e vlerave të vërtetave elektorale, aleancë e programit, që synon t’u japë shqiptarëve të ecin si komb i lirë, të sigurtë drejt së ardhmes më të sigurtë europiane. Ndaj dhe ftesa ime për qytetarët shqiptarë këtë periudhë që kemi para, lë angazhohemi të gjithë në fushatën elektorale më intensive dhe të vendosur në historinë e këtij vendi.

Kurrë ndonjëhërë Shqipëria nuk ka pasur një aleancë të tillë të bashkuar të gatshme për të çuar vendin drejt një fitoreje të shkëlqyer më 23 Qershor. Edhe një herë dua, të dashur aleatë, t’ju falenderoj me shumë respekt dhe mirënjohje, të shpreh besimin tim të madh se energjia, përkushtimi, devocioni, vendosmëria e forcave tona politike të bashkuara do të garantojë një fitore të thellë të shkëlqyer. Do të përsëris vitin 1992 vitin kur ne hapëm rrugën e lirisë për shqiptarët. Urimet më të përzemërta!"

DITET E E NEGOCIATAVE

Prej dy ditësh PD vijoi takimet me përfaqësues të partive aleate për të formuar koalicionin parazgjedhor me të cilin do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Dje paradite në selinë e PD-së hyrë kreu i PDK Nard Ndoka, Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar dhe kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj.

Ndërkohë që në orët e pasdites së djeshme ka qënë dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi si dhe përfaqësuesi i PR, Neritan Alibali,  Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, dhe Fatmir Mediu, i PR-së. Neritan Alibali, pasi doli nga takimi tha: "Do vazhdojmë të jemi aleatë me PD-në". Berisha mungesën e PBDNJ e kompenson me MEGA-n, po parti minoritare greke.

Në përfundim të takimeve të djeshjme, Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode u ndal përpara mediave duke bërë të ditur se deri tani koalicionit të djathtë i janë bashkuar 25 parti, ndërkohë që takimet me paritë e qëndrës dhe qëndrës së djathtë do vazhdojnë eedhe gjatë paradites së sotme para se të mbyllet afati i regjistrimit në KQZ.

Grupi negociator i mandatuar për këtë qëllim nga kryesia e Partisë Demokratike të shtunën e 20 prillit  përbëhet nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode dhe nga juristi, Oerd Bylykbashi, dhe takimet zhvillohen në selinë PD.
 
Partitë me të cilat dje është arritur marrëveshja janë BLD e Arjan Starovës, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD e Artur Roshit Agraro- ambientalistët e Xhuvelit. Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje, si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë.

Dy prurjet kryesore të koalicionit që do të drejtohet nga PD, janë LZHK e Dashamir Shehit dhe PDK e Nard Ndokës. Pas takimit ka qënë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ai që deklaroi për mediat se kjo forcë pret të zyrtarizojë koalicionin me PD, pasi mirëkuptimi është gjetur, sic tha ai. “Patëm një diskutim të gjërë, u njohëm me platformën e bashkëpunimit, duke filluar nga pjesët programore. Gjetëm mirëkuptimin me PD, është një program që përputhet me platformën e PDIU-së”, tha Idrizi.

Sipas tij, “Kemi ngulur këmbë që i gjithë koalicioni të ketë jetësuar si pjesë të axhendës diplomatike dhe qeveriatare rezolutën came, kemi insistuar edhe një ministri diaspore do të ishte e udhës”, shtoi ai. Ashtu si Shpëtim Idrizi, edhe numri 2 i PR Neritan Alibali ka deklaruar se negociatat me PD do të vijojnë ditën e nesërme. “Negociatat shkuan mirë, diskutuam dhe paraqitje pikëpamjesh mes 2 aleatëve. Duke qenë aleatë do të kemi një marrëdhënie shumë pozitive”, tha ai më tej.
Ndërkohë që dje ka qënë në selinë e PD dhe kreu i LDK Nikollë Lesi që ka dalë shumë i kënaqur nga selia blu, duke nënvizuar se oferta e PD “është ofertë e shkëlqyer, ofertë bashkëpunuese, përfaqësuese dhe mendoj që demokristianët do jenë të përfaqësuar me disa numra në Parlament këtë rradhë”.

BERISHA TAKON LGBT
Shqiptarja.com (print) shkruan sot se Berisha ka takuar dhe  përfaqësuesit e komunitetit LGBT Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj: "Jam dakord për martesat mes homoseksualëve. Nuk duhet të pengohet e drejta e komunitetit tuaj për të jetuar me njëri-tjetrin."- citohet t'i ketë thënë Berisha.

ORA 20:30 (22 prill) NE PD TROKET FATMIR MEDIU, KRYETAR I PARTISE REPUBLIKANE


Në orën 20:30, në selinë e PD-së ka hyrë ministri i Mjedisit, kryetar i Partisë Republikane, aktualisht parti në qeverisje. Neritan Alibali, pasi doli i pari nga takimi, deklaroi se "PR-ja do vazhdojë të jetë aleate me PD-në".

ORA 20:20 
(22 prill)  KRYETARI I PDIU, SHPETIM IDRIZI, TEK PD-JA

Rreth orës 20:20, në selinë e PD-së ka hyrë për bisedime, kryetari i PDIU-së,Shpëtim idrizi që deklaroi pas takimit: "Patëm një diskutim të gjerë me përfaqësuesit e PD-së, mbi një platformë të gjerë, duke filluar nga pjesët programore tonat. Padyshim që është një program që përputhet me atë që ka paraqitur PD-ja dhe nesër e kemi lënë që të përfshihen më shumë ato për të cilat ne synojmë, që çështja çame të përfshihet në politikën qeveritare. Reagimi ka qënë pozitiv. Ne kemi diskutuar edhe për një ministri diaspore, sepse 30% të shqiptarëve që jetojnë jashtë, kanë nevojë për një përfaqësi të tyre".

ORA 20:00 (22 prill) NE SELINE E PD-SE, DASHAMIR SHEHI, KRYETAR I LZHK

Dashamir Shehi ka deklarusr se do të takohet sërish nesër me krerët e PD-së për të vendosur mbi koalicionin.


ORA 15:00
(22 prill) LESI: OFERTA E PD, E SHKELQYER
Kryetari i LDK-së Nikollë Lesi është parë të dalë nga selia e PD-së rreth orës 15:00. Lesi tha se ka dëgjuar dy ofertat si të PD e PS dhe do i8a prezantojë Kryesisë. Megjithatë ai vlerësoi se koalicioni më i mirë do të ishte ai me PD.

“Në cilësinë e kryetarit të LDK-së erdha në selinë e PD. Dëgjova ofertën ëpr forcën që kryesoj. Në 18:00 është mbledhja e kryesisë. Është ofertë e shkëlqyer, bashkëpunuese. Demokristianët do të jenë përfaqsues me disa deputetë këtë herë.

Kam qenë me Ramën, oferta e PS-së u shqyrtua nga LDK, morëm dhe të PD, do i kaloj të dyja ofertat por për mua duhet të ngelemi në koalicion me PD. Unë do jem kritik nga qeveria, nesër do jem deputet, nëse nuk do jem do bëhem gazetar.

Lajmi u përditësua
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara