Partia Demokratike i është rikthyer sërish çështjes ‘Tahiri’, teksa thotë se ka fakte të reja që tregojnë implikimin e ish-ministrit në trafikun e drogës me grupin e Habilajve. Pas deputetit Enkelejd Alibeaj, edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka deklaruar se partia opozitare më e madhe në vend disponon fakte të reja mbi Tahirin, duke kërkuar kështu dhe arrestimin e ish-ministrit.

Faktet e reja. Prokuroria duhet te rikerkoje arrestimin e Tahirit dhe te gjithe atyre qe rezultojne ne lidhjet kriminale Habilaj-Tahiri. Nuk kane qene te pakta provat qe inkriminonin Tahirin as ne argumentimin e kerkeses se pare te Prokurorise se krimeve te renda per arrestimin e tij, por Rama urdheroi bllokimin e drejtesise nepermjet votave te maxhorances.

Sot jemi nen driten e provave te reja te dala prej pergjimeve mbi lidhjet direkte dhe bashkepunimin kriminal te drejtorit te policise emeruar nga Tahiri me Habilajt, “kushot” e Tahirit dhe shoferin e Tahirit. Por jo vetem kaq; te tjera lidhje te mohuara deri me sot , si ato midis Tahirit dhe Sotes, bashkeshortes se Tahirit dhe Sotes apo dhe shoferit te Tahirit qe duket eshte zgjedhur shpesh si ndermjetes, demaskohen nga pergjimet e zbardhura se fundmi.

Pse u perpoqen ti fshehin keto lidhje edhe pasi ne makinen e Sotes u gjenden 860 mije euro dhe dokumenta te Tahirit dhe bashkeshortes se tij? Pse u sajua nje skenar banal e qesharak se dokumentat i paskesh patur shoferi i Tahirit qe i paskesh harruar ne te njejten makine ku u gjenden mbi 800 mije euro cash qe paskeshin qene “para xhepi per te bere pazar” ne mes te nates...!

Pse u mohuan lidhjet e Tahirit me Soten ne se nuk ka gje per te fshehur ? Po telefonatat me bashkeshorten qe tregojne se lidhja ka qene shume me tej se sa thjesht marrja e nje tenderi ne ministrine e Tahirit? Apo Tahiri do te thote se nuk ka dijeni per keto lidhje...?

E te kthehemi tek linja direkte e Habilajve me kushon. Qe Sajmiri “shofer kamioni” merrte dhurata mbi dhjete mije euro per bashkeshorten dhe nenen , e degjuam nga Tahiri dhe deputetet e Rames. Edhe qe ketij “shoferit” i duheshin miliona euro per zgjedhje e degjuam. Po kush te jete ky “kushua” i Habilajve qe paska force te mbyll gjithshka, te mbuloj cdo krim, madje mos pyes as kur keto krime jane te faktuara nga sherbimi sekret?!

Nuk ka budalla, perfshi dhe deputetet e Rames qe edhe po te mos e kene ditur , nuk e kane kuptuar se kush eshte. Sigurisht qe ata perseri do urdherohen e perseri do votonin kunder ne se Prokuroria e krimeve te renda do lejohej te kerkonte perseri arrestimin e Tahirit. Do urdheroheshin nga Rama sepse pas Tahirit eshte gjithnje Rama.

Drejtuesit e policise qe rezultojne te implikuar e qe u njoftuan te arratisen , deshmitari kyc i ekstraduar ne Itali dhe vota e deputeteve te PS kunder procedimit te drejtesise me Tahirin , jane te gjitha vepra te Rames. Rama prape mund ti detyroj deputetet e tij te votojne kunder ne se prokuroret kerkojne arrestimin e Tahirit. Rama si kryeprokuror mund te mos lejoje edhe qe kjo kerkese te behet nga prokuroret e ceshtjes. Ka nje komision hetimor tashme edhe nga opozita ne Parlament. Te shohim cilat menyra so perdore Rama per te bllokuar dhe kete hetim. A do ja dale ?

Edi Paloka, nënkryetar i PD