Alibeaj: PD ka prova të reja për lidhjen e Tahirit me bandën 'Habilaj'

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për përfshirjen e tij në trafikun e drogës Shqipëri-Itali dhe lidhjen me grupin ‘Habilaj’.

Deputeti i djathtë, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar në një dalje për media se kontrolli i trafikut të drogës bëhej nga ish-ministri Tahiri, duke shtuar se PD disponon dokumente zyrtare që provojnë lidhjen e Tahirit me Habilajt. Më tej, deputeti shtoi se pjesë e kësaj lidhjeje ishte dhe drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeled Çela, i cili ndodhet në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

"Dalin në dritë prova të reja për lidhjen mes Tahirit dhe bandës së Habiljave. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policicsë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Partia Demokratike disponon dokumentat zyrtare që e provojnë këtë lidhje. Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarjes në grup të strukturar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit. Dokumenti me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.

Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës provojnë se Policia e Shtetit jo vetëm ishte kthyër në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habiljave, që vetë trafikantët në përgjime I quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”.

Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri Orest Sotës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat e Saimir Tahirit.

Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave. Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që kontrollontë piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama.

Për të mbrojtur me imunitet politik Saimir Tahirin, dhe, nëpërmjet tij, veten, si arkitekti dhe përfituesi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në pengesën kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian"

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matjani: 28/03/2018 14:19

    edhe kur nuk keni faktime,Ju nuk ngelni keqe, e keni burimin e sajimitr te genjeshtres recidive,baba Salihun. keni kryer kurse medituese per genjestren, shpejte e sjoni e folni e shkruani dhe e hedhni ne media per te vertete.Alibeja eshte i trajnuri ekselent

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 28/03/2018 13:42

    Shikoheni këtë fytyr miun e halve se çfar llomotit kan muaj të tër që bëjnë vër vër tër tër po vllain e vet trafikant droge ku e fut ky fundërrin apo ai squhet mjer Shqipria me vemje të tilla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren