PD hap fushatën, Basha: Mora
vendime të vështira për listat

PD hap fushatën, Basha: Mora<br />vendime të vështira për listat
Disa orë pasi ka zyrtarizuar listat e deputetëve, kryedemokrati Lulzim Basha hapi fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Ai tha se ndryshimi për themelimin e republikës së re ka nisur nga vetë partia Demokratike. Duke folur para mbështetësve të PD në Tiranë, Basha tha se me ekipin e tij ka çelur rrugën drejt fitores.
 
Kreu i PD-së tha se kjo ishte hera e fundit qe ai bënte listat e PD-se, pasi herën tjetër do zgjedhin qytetarët pas reformës totale kushtetuese, deklaratë që paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme.

Lulzim Basha me aleatët e tij shkojnë bashkë në zgjedhje nën siglën e partisë Demokratike e për këtë arsye tha kreu i PD, të gjithë bashkë do të themelojnë republikën e re pas 25 qershorit.
 
Sipas tij opozita është e bashkuar ndërsa kundërshtarët janë të përçarë. Opozita e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike shkon në këto zgjedhje me programin e saj nën sloganin republika e re, ekonomi e fortë e nesërme e sigurt.

PAMJE ME DRON/ Hapja e  fushatës së PD-së në Tiranë
Report Tv siguron pamjet me dron nga hapja e fushatës së Partisë Demokratike në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
 
Në pamjet me dron të Report Tv shikohet saktësisht edhe numri i pjesëmarrësve përballë të cilëve Basha shpalosi programin e fushatës elektorale.
 
Pas kandidatëve fjalën para mbështetësve e mori kryetari Basha që kërkoi nga demokratët mobilizim për fitoren e Republikës së re në 25 qershor.

Hapja e fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë erdhi disa orë pasi u dorëzuan listat e kandidatëve në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit