PD i përgjigjet Ramës: Të
prishi planet interkonjeksioni
Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të liderit socialist Edi Rama në lidhje me çështjen e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, duke i vendimi “i drejtë dhe ligjor i OST-së” i ka kursyer shqiptarë “së paku 1 miliardë e dyqind milionë lekë”.
TIRANE – Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të liderit socialist Edi Rama në lidhje me çështjen e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, duke i vendimi “i drejtë dhe ligjor i OST-së” i ka kursyer shqiptarë “së paku 1 miliardë e dyqind milionë lekë”.
“Përsëri zoti Rama sot derdhi lot para mediave se përse OST në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë Prishtinë nuk shpalli fituese firmën që kërkoi 36 milionë Euro për ndërtimin e saj por shpalli tjetrën që kërkoi 27 milionë euro apo 30 % më pak se e para dhe duke kursyer mbi 10 milionë dollarë nga borxhi i taksapaguesve shqiptarë”, thuhet në reagimin e demokratëve.
Selia blu sqaroi se “ligjet e vendit nuk lejojnë shpalljen fituese të një kompanie me ofertë mbi 10 milionë dollarë më të shtrenjtë se kompania tjetër. Insistimi dhe avokatia që i bën çdo ditë këtij problemi së bashku me Zërin e Popullit dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së”.
Sipas PD, “këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mosndërtimin e linjës së interkonjeksionit por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lek nga borxhi i tyre për të cilin Ti bërtet cdo ditë”.
Në përfundim, PD akuzoi se Ramën se reagimet e tij motivohen nga interesa personale. “Duket qartë zoti Rama se me këtë patriotizmin tënd të xhepit ky vendim që kursen 30% të shumës për ndërtimin e linjës, të ka prishur shumë plane ty. Ndaj, del e vajton çdo ditë për to”, mbyllet deklarata e Partisë Demokratike.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote
26 Nëntor, 12:34
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!
26 Nëntor, 12:29
-
SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolet e 21 personave mes tyre gazetarëve Qyno e Hoxha
26 Nëntor, 12:17
-
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar 188 dronë: I rrëzuam pothuajse të gjithë
26 Nëntor, 12:13
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘si vera’, shënon dy gola në Champions League me Al Nassr
26 Nëntor, 12:02
-
Vrasja e Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri i cili u akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë
26 Nëntor, 12:01
-
Autor i dytë në vrasjen e Martinit? Policia: Kamerat tregojnë se shoku i autorit mori një grusht dhe u largua
26 Nëntor, 11:54
-
VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai
26 Nëntor, 11:51
-
Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal
26 Nëntor, 11:46
-
Bullgur me mish, qepujka e spec nga zonja Albana
26 Nëntor, 11:46
-
Supë me brokoli dhe pana nga zonja Albana
26 Nëntor, 11:41
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin
26 Nëntor, 11:37