Agim Kajmaku kryebashkiaku i ri i Vorës reagon pas publikimit të dokumenteve nga PD lidhur me dënimin e tij në Greqi.
Kajmaku deklaron se nuk ka marrë kurrë pjesë në trafiqe dhe krime dhe se ka punuar për të nxjerrë bukën e gojës në emigracion dhe për këtë arsye ka ndryshuar edhe emrin.
Ai thotë se fjalën e fundit do ta thonë vetë autoritetet ndërsa sulmon PD duke thënë se është nj limon i shtrydhur që nuk i duhet më asnjeriu.
"Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim!
Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm.
Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja.
Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi.
Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim!
Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve", shkruan Kajmaku.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.5%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12562
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 20 parti politike, Basha ende pa kërkesë
21 Shkurt, 10:21
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41
-
Ndryshime në ligjin për rininë, PD: Elektoral, tërhiqeni! Zhupa: Pyesim KQZ! Muzhaqi: Drafti rrit financimin për të rinjtë
18 Shkurt, 15:01
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Deputeti Sinaj vijon betejën me Bledjon Nallbatin, rekurs kundër pushimit të çështjes
14 Shkurt, 16:50
-
GJKKO e la në burg Veliajn, Dalipi: Mungon transparenca, lapsusi i prokurorisë se është 'i dënuar' i rëndë! Pjesë nga dosja dolën në publik para se t'i kishte avokati
13 Shkurt, 18:55
-
Arrestimi i Veliajt, Pëllumbi në 'Repolitix': Akuzat nuk janë provuar! Sefa: Qeveria platformë për masat e sigurisë, numri i të paraburgosurve më i madh se i të dënuarve
12 Shkurt, 21:54
-
Ardit Rada: ‘Vija e kuqe’ që Edi Rama i tregoi Altin Dumanit
11 Shkurt, 21:40
-
SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Nuk është pyetur asnjëherë! Kjo nuk është republikë prokurorësh, sepse do të ishte autogoli më i madh që me vullnet të mirë do të bënim
11 Shkurt, 20:02
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet: Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar si janë intimiduar personat
11 Shkurt, 19:19
-
Gërdeci/ Djali i familjes Durdaj në Report Tv: Fatmir Mediu, ministri që firmosi demontimin, dua të garoj përballë tij më 11 maj! SPAK të zbardhë të vërtetën
10 Shkurt, 16:40
Nuk do ta trashegpni rregjimin një partijak ju kriminel hajdut të rilindjes . Ju jeni kontaminuar me të keqen dhe prandaj kudo që të shkoni me djallin e me të keqen mbi kurris veten do lodhni o shqiptar me samar
PërgjigjuO Gime. Populli thote mos i shiko gunen po punen. Ama me ate fytyre qe ke ti eshte e veshtire mos te te paragjykosh. Nuk e di ama ti ishe me intelektuali, me i zoti ne Vore, qe te kandidoi ty Rama?? Ky kryeminister gjatosh,i paafte duhet tu leshoi vendin te tjereve ne partine socialiste.
Përgjigju