Është folur e përfolur boll mbi 20 Shkurtin. Dikush me patos dhe nostalgji, dikush me urrejtje e përçmim. Dikush e lartëson, e dikush e minimizon. Varet se nga kush, varet se nga cili vështrim dhe nga cili qëllim.
Por për diçka besoj se biem më së shumti në një mëndje. Që duke rrëzuar simbolin kryesor të diktaturës moniste, 20 Shkurti u memorizua vetë si një simbol, si simboli i ndarjes së dy epokave. Si i tillë ai është i vulosur në historinë e re të Shqipërisë, pak rëndësi ka se si është trajtuar ai vit pas viti nga faktorët politikë dhe interesat e tyre të ndryshueshme, nga individë me pozicionime ose jo, në politikë dhe jetën shoqërore.
Pa dashur të minimizoj protagonizmin e atyre që vërtet ishin të tillë dhe me të drejtë pretendohen, kam dëgjuar aq shumë individë të pretendojnë se kanë qenë protagonistë në atë ngjarje dhe zhvillimet paraprirëse, saqë më duken përgjithësisht të pabesueshëm, ndërkohë që njoh edhe individë që kanë qenë protagonistë dhe që nuk kërkuan kurrë të bëjnë heroin dhe protagonistin.
Përkundër këtyre, ka edhe individë që kanë marrë medalje të larta shtetërore sepse përgjatë asaj dite paskan identifikuar mes turmave zonjën Berisha, që më pas u bë super VIP.
Ka figura dhe figurina të segmenteve të shkuara kohore që, me dhe pa të drejtë, flasin për para- dhe pas-skenarë, për bulona të zhvidhosur natën nga sigurimi, për grup “komsomolasish” të sigurimit që kishin bërë gati kavon për të tërhequr bustin, për kamionin që rrinte gati i fshehur e plot historira të tjera që nxit imagjinata e ngarkuar ose jo me indicie.
Zhvillimet e mëvonshme duket sikur e vërtetojnë një pjesë të skenarëve, një pjesë tretet nëpër mjegullën e enigmave, një pjesë rezultojnë skenarë të dështuar ose të ndryshuar hap pas hapi varësisht spontanitetit dhe dinamikës së zhvillimeve. Porse shumëkush nga brezat e sotëm, e kapërdin historinë ashtu siç i serviret nga mediat e telekomanduara.
Por edhe nga bashkëkohësit, madje edhe nga protagonistët, kapërdihet gjella e prishur që gatuhet kazanëve të partive sipas recetave të interesave momentale. Pafuqia për t’u përballur me spërdredhjet dhe spërdredhësit na shtyn ta ndrydhim kujtesën në të njëjtat kamare ku kemi lënë të dergjen edhe shpirtrat tanë.
Sigurisht që ndjej dhimbje kur shoh sesi sillen me 20 Shkurtin PD-ja dhe Berisha. Ndryshe u sollën 8 vitet e fundit në pushtet, e ndryshe tani. Nëse kur ishin në pushtet përvetësonin protagonizmin në ngjarjen, tani përvetësojnë simbolikën dhe moralin e rrëzimit të shtatores. Të gjithë ne bashkëkohësit e dimë mirëfilli se as PD, e as Berisha, nuk kishin kurrfarë protagonizmi në ngjarjen. Zhvillimet e mëpasme, në tërësinë e tyre, kanë vërtetuar më së qarti se PD e sotme dhe Berisha, nuk kanë as të përbashkëta me simbolikën dhe moralin e 20 Shkurtit.
Tre ishin faktorët e rrëzimit të shtatores që u bë vijëndarësja epokale. Dinamika e vrullshme e zhvillimeve në Qytetin Studenti me kulmim grevën e urisë, thirrja për grevë të përgjithshme mbështetëse nga sindikatat e pavarura me në ballë minatorët, qytetarët liridashës dhe shpërthyes të Tiranës. Më 19 shkurt, në RTV u bëhej qytetarëve thirrje për qetësi nga partitë dhe organizatat leva të PP, thirrje, që për PD-në e kish firmosur pikërisht Berisha. Përkundër kësaj thirrje për qetësi, sindikatat e pavarura të sapo formuara bënë thirrje për grevë dhe mbështetje totale, çka edhe e realizuan më së miri.
Mund të ketë pasur skenarë dhe paraveprime. Mundet që këto skenarë kanë pasur edhe ndikim në rrjedhën e zhvillimeve të asaj dite. Por sado të mirëmenduar skenarët, sado të ketë qenë masa e zbatimit të tyre, sado të ketë qenë masa e komandimit dhe ndikimit të faktorëve dhe aktorëve të skenarit, kurrkush nuk shtyhet dot të mendojë se 20 Shkurti u zhvillua si në një skenar. Kush është ai i marrë, që mendon se ai vetëshpërthim e mobilizim i atyre dhjetëra mijë qytetarëve, ishte i paramenduar dhe skenarizuar? Kurrkush nuk mund të besojë se shpirtin e lirisë të ndrydhur 40 vjet mund ta lidhje me skenarë, moralin dhe vitalitetin e një populli të munduar, mund ta gozhdoje me formula komitetesh partie dhe kafenesh sigurimi. Si mund të jetë skenar, ajo që ne përjetuam aq fuqishëm, aq marramendshëm ?!
Berisha dhe vetë PD ishin pjesë e skenarëve të Alisë, klanit Hoxha, Katovicës, sigurimit apo edhe më tej akoma, por jo 20 Shkurti. 20 Shkurti është i atyre studentëve trima dhe vetëmohues, i sindikatave të pavarura dhe minatorëve, i qytetarëve të Tiranës dhe gjithë shqiptarëve. Është shpirti i një populli të tërë. PD-së, Berishës dhe Bashës, madje edhe kryetarit aktual të sindikatave të pavarura, që nuk kanë kurrfarë lidhje me 20 Shkurtin, u duhet simbolika e asaj date dhe ndonëse nuk kanë të drejtën morale, posedojnë mekanizmat për ta shfrytëzuar atë simbol, për t’u fshehur pas tij.
Të fshehurit e strucit. Se shqipëtarët e dinë kush janë ata. Berisha, Basha dhe kryetari i kufomave të pakallura sindikata të pavarura Kalaja. Që na shndërruan shtetin dhe institucionet, në një perandori arbitrariteti dhe korrupsioni nën thonjtë e familjes, që na rrëmbyen lirinë me dhunë e me vrasje, që nuk lanë gjë pa i grabitur këtij vendi e këtij populli. Naftën, kromin, bakrin dhe resurset bimore e shtazore. Resurset turistike. Trojet dhe tokat më të zgjedhura. Paratë e rrugëve dhe punëve të tjera publike. Tenderat dhe koncesionet, e sa e sa të tjera.
Tani po na vidhni edhe 20 Shkurtin. Po pse mos ta vidhni edhe 20 Shkurtin ?! Kur populli ja dha dikujt gjithë fuqinë e nevojshme për të vepruar, por kush deri sot nuk ju ka vënë para ligjit për gjithë sa kryet ditën për diell, që u akuzuat aq fort po ditën për diell nga kjo mazhorancë e sotme që po na ngroh në diell.
Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com