Akuza e PD: Kajmaku nuk është në arrati, por lëviz lirshëm sa në një lokal në tjetrin me drejtues të PS-së! Ka mbështetjen e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi
TIRANË- Agim Kajmaku, ish- kryebashkiaku i Vorës në arrati është sjellë ditën e sotme në qendër të akuzës nga Partia Demokratike, ku shprehen se ai nuk është në arrati, po vijon të lëvizë i lirë dhe për këtë ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Referuar një fotoje të publikuar nga një media ku pretendohet se është Kajmaku në një lokal, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shprehet se ai nuk arrestohet sepse është një nga bashkëpunëtorët kryesor të kreut të qeverisë. Për të përforcuar këtë mendim, Bardhi thotë se Rama jo vetëm nuk shkarkoi Kajmakun, por edhe i dha një tender prej 50 milionë lekësh.
Që një gjë e tillë të mospërsëritet, pra që "kriminelët" të mos lëvizin lirshëm, për Bardhin zgjidhja është te largimi i Ramës.
"Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku, lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku. Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh. Që policia të mos veprojë si polici partiake dhe që drejtësia të mos jetë nën kontoll politik, zgjidhja është largimi i Edi Ramës", shkruan Bardhi.
Postimi i plotë i Bardhit
Agim Kajmaku u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndërsa tani ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë të falsifikimit të formularit dhe ushtrim të kompetencave përtej mandatit të tij. Prej më shumë se 2 muaj ai është në arrati, teksa është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, pritet të mbledhë delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Shorti për çështjen e Ervin Salianjit në Gjykatën e Lartë, reagon Bardhi: Akt i paprecedent, gjyqtarët mos të pranojnë të përdoren politikisht
27 Janar, 15:13
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
Eh moj Gasmenda. Kto fjale i nxjerr mba goja kur ke kollodokun te mbeshtetur fort nga mbrapa apo i ke si detyre nga lyl shalngjitmi kur ja fusni njoni tjetrit?
PërgjigjuI qmendur gazi i botës je gaz
Përgjigju