TIRANE-Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës. Gjatë seancës së të martës, në gjyqin paraprak të zhvilluar në mungesë të Kajmakut, është vendosur që ai të merret si i pandehur, ku pritet të gjykohet për dy akuza atë të falsifikimit të formularit dhe ushtrim të kompetencave përtej mandatit të tij.
Në seancën që u zhvillua në orën 13:30, prokuroria kërkoi që Kajmaku të gjykohet për falsifikim formulari dhe ushtrim kompetencash në kushtet kur i kishte përfunduar mandati. Agim Kajmaku është ende në kërkim prej 2 muajsh. I pranishëm në seancë ishte avokati i Kajmakut Isuf Shehu, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Me Kodin e Ri të procedurës penale para se çështja të gjykohet në themel është një gjyq paraprak, ku verifikohen veprimet e prokurorisë nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore. Pas verifikimeve dosja mund të dërgohet në gjyq ose të kthehet për hetime të tjera.
Pak ditë më parë ishte gjykata administrative e cila pezulloi edhe kompetencat e nënkreytarit të Vorës, Genti Picari i cili u vendos në këtë detyrë nga Kajmaku. E pikërisht vendosja e Picarit nga Kajmaku sipas prokurorisë është kryer në ushtrim të kompetencave tej mandatit çka ka sjellë dhe ngritjen e akuzës ndaj tij.
Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Ai erdhi në krye të bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit aty ku garoi i vetëm për postin e kryebashkiakut.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese pezullon ekstradimin e 'mafiozit' rus Igor Kokunov, avokati: Po dëbohet drejt Rusisë
30 Tetor, 18:55
-
Në kërkim nga Interpol Moska për përfshirje në hierarki kriminale, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu thirrje qeverisë të mos ekstradojnë në Rusi, Igor Kokunov
30 Shtator, 15:40
-
Kontrollet në kampin e MEK, deputeti i PS: Duhet të vendosim rregulla më strikte! Rexhepi: Muxhahedinët agjentë të stërvitur, t’u bllokohet interneti
23 Qershor 2023, 22:30
-
Kandidati i çiftit Berisha-Meta kallëzim në SPAK për 'rivalin' e tij në Bashkinë Vorë: Ka abuzuar me tenderin e pastrimit, zhvati 2.3 mln euro
3 Maj 2023, 11:11
-
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i arrestuar në Itali me kokainë i shpëton hetimit pasuror
11 Shkurt 2023, 11:27
-
Mbyllja e kopshtit ‘Turgut Ozal’, avokati: Mos komunikim, shkelje e ligjit nga ministria e arsimit! Urdhër i padrejtë nga ky institucion
23 Shtator 2022, 10:34
-
Bashkitë në vështirësi financiare, me administrator! Vora e Kavaja, bashkitë e para që mund t’i kalojnë shtetit
4 Gusht 2022, 12:52
-
Prag falimenti, 2 bashki 11.1 mln euro borxhe, mbi 90% detyrime të papaguara! Vora bën investime pa likujduar, Kavajën e ‘mbytin’ shpenzimet e personelit
29 Qershor 2022, 16:33
-
U kap me drogë/ Agim Kajmaku bleu pasurinë 1 milionë lekë dhe ia shiti vetes 730 mijë USD, mbi 2.5 milionë USD llogari bankare dhe apartamente
18 Qershor 2022, 16:02
-
Bashkëshorti u kap me drogë, Merita Kajmaku 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare dhe nga biznesi
17 Qershor 2022, 14:59
-
U kapën me 20 kg kokainë në Itali, zbardhet dëshmia e Kajmakut dhe nipit të tij...detaji që mund t'i implikojë, ja çfarë u gjet në çantë
16 Qershor 2022, 15:50
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet e kamionit me lule të Agim Kajmakut, i modifikuar për drogë! U nis për Holandë, ndaloi në Bari dhe u kap në Durrës
15 Qershor 2022, 14:57