Pas publikimit të dokumentave nga ana e Partisë Demokratike që Agim Kajmaku kandidati për kryetar i Bashkisë Vorë është Jorgo Toto, person me precedentë penalë në Greqi, Albana Vokshi ka publikuar tenderat abuzive të tij.
Sipas saj , kryeministri dhe Kajmaku bashkëpunojnë për të vjedhur popullin, ku Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos rreth 440 mijë euro dhe Vangjush Dako rreth 580 mijë euro. Vokshi thekson se Kajmaku ka një biznes me të cilin pastron paratë dhe bashkëpunon me shtetin. "Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve "Kajmaku shpk" ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë i vetëm në garë." Sipas saj, në 2 muaj para votimeve, Edi Rama e ka paguar Kajmakun me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit, ku 2.6 milionë euro që ka marrë nga fondet publike.
Në tenderat që Vokshi ka publikuar është arredimi i Zyrave të Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe Mirembajtja e Gjelbërimit të Zyrave të OSHEE, ku ai është i vetëm në garë. Vokshi gjithashtu thotë se Kajmaku është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në banesën e kryeministrit, të cilin e krahason me Luigjin e XIV. "Në këtë rrugë, mund të shohësh vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro e jo më 400 mijë euro gjelbërim. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera. ", thekson Vokshi.
Dokumentat e publikuar nga PD
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor, 09:56
-
‘Mos ia jep më fjalën, po na flet me cinizëm’, plas 'sherri' tek 'Shëndetësia' mes demokratëve dhe deputetit socialist pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci (VIDEO)
10 Dhjetor, 14:14
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
Mbesa e Albana Vokshit 'dorëhiqet' nga kompania e të ëmës me 1 punëtor e fitim 629 milionë lekë në vit, ditën e denoncimit në media
3 Dhjetor, 19:22
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
18 Nëntor, 15:04
-
Motra e Albana Vokshit, kompani me vetëm 1 punëmarrës në tatime, vajzën e vet, e fitim 627 milionë lekë të vjetra për 10 muaj! Institucionet po gjurmojnë pastrimin e parave (DOKUMENTET)
18 Nëntor, 10:17
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor, 13:48
-
Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'
15 Nëntor, 07:20
Kjo fytyra e shëmtuar burri haroi bëmat e saj me mega vjedhje kjo palaço.
PërgjigjuZhgarravine. Po edhe ajo e ka nje vrime
PërgjigjuIk moj zhgarravine femer e pafytyre,shikoni bemat tuaja e lere Firmen Kajmaku se biznes ka tjetri e ka te drejte te punoje me djersen e ballit,jo si ju xhvates e kryhajdute,njeri me i lig se tjetri.
Përgjigju