PD kallëzon në SPAK Veliajn për 'Xhon Belushin', Këlliçi: Tirana kërkon drejtësi

PD kallëzon në SPAK Veliajn për 'Xhon Belushin', Këlliçi: Tirana kërkon drejtësi

Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i primareve të Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi ka publikuar sot shkresën ku PD ka kallëzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në SPAK. Sipas tij shkresa i drejtohet SPAK për të hetuar procedurën e ndjekur me rastin e tenderit të rrugës "Xhon Belushi".

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se ky është një premtim i mbajtur dhe kërkon drejtësi nga SPAK për një hetim real.

"Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!

Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. "Xhon Belushi" i shkon drejtësisë për ta gjykuar.

Tirana kërkon drejtësi nga SPAK!

Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur.

Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet!

Së bashku e ndalim vjedhjen! Së bashku e #FitojmëTiranën."- shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se tenderi  për rikonstruktimin e rrugës ka disa ditë që është anuluar dhe se bashkia do të ndërtojë rrugën me ndërmarrjen e vet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt