TIRANE- Rezoluta e Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë kishte në përbërje të tij disa pika që nga synimi janë invers me sjelljen e PD-së në mazhorancë me PS-në në opozitë. Konkretisht 3 prej kërkesave që kishin paraqitur demokratët në rezolutën e tyre kishte të bënte me një marrdhënie konstruktive mazhorancë-opozitë, rrespektimi i institucioneve të pavarura si edhe aktivizimin e shoqërisë civile në vendim-marrje. Por duke analizuar këto tri kërkesa të bëra nga ana e Partisë Demokratike, vihet re se keto biejnë në kontradiktë me sjelljen që kjo forcë politike ka bërë gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
Pika e 8 e rezolutës, gërma F pohon për një bashkëpunim ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Një kërkesë kjo e cila nuk është zbatuar as një herë nga ana e PD-së në mazhoracë. Pavarësisht se shpesh herë demokratët kanë pohuar se duan një bashkëpunim me opozitën, kohë në të cilën PD-ja ishte në pushtet, ata as një herë nuk e kanë zbatuar atë pasi gjithmonë kanë miratuar vendime pa u konsultuar me opozitën.
Pika e 9 e rezolutës së PD-së është edhe më pikantja. Në këtë çështje, opozita i kërkon mazhoracës qeverisëse, PS-LSI, që të rrespektojë institucionet e pavarura si KLD, ILDKP, KLSH etj. Këto institucione, për nga mënyra se si i janë emëruar kryetarët, biejnë totalisht në kontrakdiktë ndërmjet tyre. Konkretish kryetari i KLD-së është presidenti i vendit, Bujar Nishani, i cili përpara se të merrte këtë post ka qenë Ministër i Brendshëm në qeverinë Berisha. Krahas presidentit, edhe kryetarja e ILDKP-së, Zana Xhuka, më parë ka pas mbajtur postin e Zëvendësministres së Mbrojtjes të qeverisë Berisha, ndërsa kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka qenë deputet i Partisë Demokratike. Kësisoj edhe këto pretendime të ngritura nga ana e Partisë Demokratike shkojnë në një përplasje me mënyrën se si ata kanë vepruar me këto institucione.
Pika tjetër e rezolutës, ajo e 11, thekson për përfshirjen e shoqërisë civile në vendim-marrjet e vendit, pra konsultimet me shoqërinë civile përpara se të merren vendime nga qeveria apo Kuvendi. Por duke parë mënyrën se si PD-ja para 23 qershorit ka miratuar vendimet, si nga qeveria, ashtu edhe nga Komisionet Parlamentare, vihet re fare qartë se shoqëria civile nuk është pëfshirë as një herë në vendim-marrje, ku shpesh herë, kryesisht organizatat ekonomike, kanë bërë apel për konsultim para se qeveria të miratonte vendime të ndryshme.
Rezoluta me 12 pika e propozuar nga PD
1.Rikonfirmon se integrimi i Shqipërisë në BE është objektivi madhor i vendit.
2.Vlerëson rekomandimin e Komisionit Europian.
3.Konfirmon që përparimi në procesin e integrimit europianbazohet në meritë.
4.Vlerëson mbështetjen që BE ka dhënë për Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve
5.Thekson se marrja e statusit të vendit kandidat brenda dhjetorit duhet të përbëjë prioritetin kryesor.
6.Mbështet dialogun e nivelit të lartë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyce.
7.I kërkon qeverisë të konsolidojë reformat me fokus përmbushjen e 5 prioriteteve të KE.
8.I kërkon Qeverisë të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për forcimin e shtetit të së drejtës dhe parimeve të demokracisë funksionale, vecanërisht për:a) mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; b)ekzekutimin e vendimeve te gjykatave; c)mbrojtjen e garancive kushtetutese të nëpunësve të administratës publike; d)konsolidimin dhe mbrojtjen e autonomisë lokale; dh)luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit; e)mbrojtjen e lirisë ekonomike dhe stabilitetit të ekonomisë së vendit; f)garantimin e një bashkëpunimi konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës parlamentare.
9.Angazhohet të garantojë dhe fuqizojë integritetin dhe pavarësinë e institucioneve.
10.Angazhohet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE.
11.Thekson rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin integrues.
12.Unanimisht i kërkon vendeve anëtare të BE-së që të mbështesin propozimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit.
Dule: Të dëgjihet zëri i BE edhe për minoritetet
Ne nuk duhet të presim cilat janë kondicionet e radhës së BE-së, por që t'i paraprijmë atyre ne duhet në kohë të intensifikojmë përpjekjet tona për ngritjen e kapaciteteve, me avancimin e marrëdhënieve tona me BE-në. Është momenti që në aspektin e të drejtave të minoriteteve të dëgjohet zëri i BE-së, dhe këto politika të ridimensionohen dhe të mos anashkalohen në procesin e përafrimit të vendit tonë me familjen europiane.
Bushati: Statusi, në dorë të vullnetit politik
Kjo gjë është në dorën tonë, është në dorën e këtij Parlamenti si platformë e një vullneti politik për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit në BE, në procesin e modernizimit të atdheut tonë të përbashkët. Kjo rezolutë do të duhet të pasohet nga hapa të tjerë konkrete e të përditshme që do të dëshmonin që Kuvendi është tashmë një aktor fuqimplotë, një aktor i pazëvendësueshëm në rolin e tij mbikqyrës dhe nxitës për zbatimin e reformave nga institucionet e dala prej tij.
Shkrimi u publikua sot (28.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com