Partia Demokratike dega Devoll ka deklaruar se kandidati i së majtës për Bashkinë e këtij qyteti, Arben Qaja ka tërhequr lek nga banka 50.000 euro dy ditë para zgjedhjeve. Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet  në lidhje me destinacionin e këtyre parave të tërhequra dy ditë para zgjedhjeve.

 
Deklarata e plotë e PD Devoll
Kandidati i së majtës në Devoll Beni apo Kosta, ka tërhequr ditën e djeshme 50 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë.

Për çfarë arsye është tërhequr  kjo shumë e madhe parash në prag të zgjedhjeve nga kandidati i majtë?

Tërheqja e një shume kaq të madhe parash vetëm dy ditë para zgjedhjeve bëhet qartësisht për të blerë vota.

Ftojmë prokurorinë të nisë menjëherë hetimet  në lidhje me destinacionin e këtyre parave të tërhequra dy ditë para zgjedhjeve.

Kandidati famëkeq  Kosta-Beni-Qaja i njohur për punën e tij në Luginën famëkeqe të refugjatëve të cilën e shndërroi nga një rrugë dhish në një autostradë të krimit, prostitucionit, të trafikimit të veprave të artit, të drogës nuk mund ta blejë popullin e Devollit.

Devolli e ka vendosur t’i bindet thirrjes së SHBA-së dhe BE-së të mos i japë asnjë votë kriminelëve.
Devolli do të votojë njeriun e punës do të votojë për punë dhe dinjitet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)