PD kërkoi Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, PS: Të ngrihet sa më parë, po presim propozimet e tyre! Bashkëkryetar nga mazhoranca është Gjiknuri

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë rënë dakord që të ngrenë sa më shpejt Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se PS është dakord për ngritjen e këtij komisioni, ndërsa shtoi se Socialistët do të përfaqësohen me bashkëkryetar Damian Gjiknuri. Balla tha se ka marrë kërkesë nga LSI që të jetë pjesë e komisionit, ndërsa shtoi se tani PS është në pritje të propozimeve konkrete nga PD.  

“Kemi dakordësuar që të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ne kemi propozuar që bashkëkryetar të jetë Damian Gjiknuri dhe presim dhe nga PD që të bëjë propozimin e saj për bashkëkryetar. Ne kemi një traditë parlamentare për komisionet e Reformës Zgjedhore, ku të dy të jenë bashkëkryetar dhe të ketë të drejtë vetoje. Ne presim që PD të jetë gati dhe të kalojmë vendimin në seancë plenare. Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve. Ndaj le të vijojë puna, duke respektuar edhe të gjithë përfaqësimin parlamentar që kemi në kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm. Propozimet kanë mbështetje prej më shumë se 28 deputetëve. Kuvendi e cakton qartë se si mbështeten nismat. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit. Në këtë dispozitë të përcaktuar nga rregullorja, të jeni të sigurt se zonja Nikolla është mbi palët dhe do të respektojë rregulloren. Ju jeni vënë në dijeni. Do të kemi sot mbledhjen e parë të Këshillit të Legjislacionit dhe ligjeve. Propozimi ynë për ndryshimet kushtetuese është propozim që është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi ka të bëjë me çështje teknike për vijimin e një procesi historik, siç është sistemi i vettingut”, tha Balla. 

Balla është ndalur edhe tek zgjatje e mandatit të vettingut ku u shprehe se kërkesa e ndërkombëtarëve duhet të përmbushet, ndërsa shtoi se edhe PD do e pranojë.

“Mendoj që rekomandimi i fortë i ndërkombëtarëve për të shtyrë afatin e Vettingut tejkaloj agjendat politike të çdo subjekti. Duhet ti qëndrojmë rekomandimit. Se janë ata që u besuam dhe i falenderojmë ONM, e cila ka bërë një punë të shkëlqyer të cilët na rekomandojnë edhe përmes ambasadave të SHBA dhe BE që ne ta mbështesim brenda këtij sesioni parlamentar. PD zyrtare besoj se do ta kalojë këtë çështje për të ecur përpara” tha Balla.  

Ngritja e këtij Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore është kërkuar nga PD, që depozitoi 5 ditë më parë kërkesën në Kuvend. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it . Komisioni do të ketë anëtarësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës