Këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, i ka kërkuar Bashkisë të ndalojë ekspozimin e simboleve komuniste dhe nderimin publik të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave përgjegjëse për krimet e regjimit komunist në hapësirat publike të kryeqytetit.
Në një kërkesë drejtuar kryetares së Bashkisë Tiranë, Zhulali thekson se më 17 nëntor, në qendër të kryeqytetit, janë ekspozuar simbole të regjimit komunist, banera me mbishkrime lavdëruese për Enver Hoxhën dhe portrete të drejtuesve të regjimit.
Sipas këshilltares demokrate, këto figura mbajnë përgjegjësi për ekzekutime, burgosje, internime dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë.
"Lartësimi publik i diktatorit dhe i bashkëpunëtorëve të tij fyen rëndë kujtimin e këtyre viktimave dhe dinjitetin e familjeve të tyre", thekson Zhulali në kërkesën e saj.
Ajo përmend bilancin e viktimave të diktaturës komuniste, duke përmendur 6.027 të ekzekutuar, 34.135 të burgosur politikë, mbi 59 mijë të internuar, 7.022 të vdekur në internim, 984 të vdekur në burgje dhe rreth 6 mijë persona të zhdukur, eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Në propozimin e saj kërkohet gjithashtu vendosja e gjobave për shkelësit, angazhimi i Policisë Bashkiake për heqjen e menjëhershme të materialeve dhe ndalimi i dhënies së lejeve për veprimtari të kësaj natyre në hapësirat publike të administruara nga Bashkia Tiranë.
Kërkesa i Ilda Zhulalit:
Kërkesë për ndalimin e simboleve komuniste dhe të nderimit publik të diktatorit dhe të kriminelëve të regjimit në hapësirat publike nën administrimin e Bashkisë Tiranë
Zonja Kryetare
Sot, më 17 nëntor 2026, në qendër të kryeqytetit u ekspozuan simbole të regjimit komunist, banera me mbishkrime lavdëruese për diktatorin Enver Hoxha dhe portrete të figurave drejtuese të regjimit. Këto figura mbajnë përgjegjësi për ekzekutime, burgosje, internime dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë.
Regjimi komunist la pas mijëra viktima, nga të cilët 6.027 të ekzekutuar, 34.135 të burgosur politikë, mbi 59 mijë të internuar, 7.022 të vdekur në internim, 984 të vdekur në burgje dhe rreth 6 mijë të zhdukur, eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Lartësimi publik i diktatorit dhe i bashkëpunëtorëve të tij fyen rëndë kujtimin e këtyre viktimave dhe dinjitetin e familjeve të tyre. Ai bie ndesh edhe me Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë "Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri" (tetor 2006), e cila e dënon Enver Hoxhën si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore, si dhe me Rezolutën 1481 (2006) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Fenomeni përsëritet çdo vit pa asnjë reagim institucional.
Lavdërimi publik i diktatorit përçudnon historinë tonë kombëtare, duke paraqitur si heronj autorët e krimeve dhe duke u përcjellë brezave të rinj një të vërtetë të shtrembëruar për periudhën më të errët të Shqipërisë. Ndaj, në mbështetje të Ligjit "Për vetëqeverisjen vendore" dhe të Rregullores së Këshillit Bashkiak Tiranë, kërkoj:
1. Të përfshihet kjo çështje në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak për shqyrtim dhe vendimmarrje.
2. Të miratohet një vendim që ndalon në hapësirat publike nën administrimin e Bashkisë Tiranë: a) ekspozimin e simboleve të regjimit komunist; b) ekspozimin e fotografive, banerave dhe materialeve që lartësojnë diktatorin Enver Hoxha; c) nderimin publik të personave përgjegjës për ekzekutime, persekutim dhe dhunë në emër të regjimit komunist.
3. Të përcaktohen gjoba për personat fizikë dhe juridikë që shkelin këtë ndalim. Policia Bashkiake të ngarkohet me heqjen e menjëhershme të materialeve.
4. Të ndalohet dhënia e lejeve për përdorimin e hapësirave publike për veprimtari me këtë përmbajtje.
-
E mjera PD ne dore te kujt ra:sali-enver-hoxha akoma shpreson se me ideollogjine e tije komuniste,enveriste e metodat sllobodaniste do te binde dike nga te fundit e ngelur besnike-qorra e shurdha ,se jetojme akoma ne kohen e tij te arte,1990-1991.Iku qjo kohe sali...
Përgjigju -
Moj zonje luften nuk e beri as Sala as balli kombetar por bijte e popullit nder ta ishte edhe Enveri kemi mbi 30 vjete neper bote dhe nuk kemi pa e degju te mohohet lufta per clirimin e vendit apo mihimini i udheheqesve te tij,apo mohimi dites clirimit nga disa persona qe as nuk kane luftu e kontribu ne kte luftepor u bene pjese e pushtuesve,sikurse po ndodh edhe sot qe po I vene flaken vendit nga disa persona qe I paguajne e frymezojne qe vendi yne te mos eci perpara
Përgjigju-
Të lumtë goja znj.Arta. ke folur drejtë dhe saktë. Luftën na.çl. e bëri Enver Hoxha me popullin e ndershëm,as injoranti Sali e balashër të tjerë.Ballistët bashkuan forcat me pushtuesin kundër forcave çlirimtare dhe popullit. Edhe sot banditët e Sali SHPELLARIT,të mirë paguar prej tij me paratë e vjedhura nga taksat e popullit ,djegin dhe shkatërrojnë institucionet shtetërore dhe bizneset private,që është gjaku dhe djersa e popullit. Për këto MASKARALLËQE shquhet jashtëqitja e kombit Sali Berisha shpellari,vrasës ordiner.
-








Komente
Komento