Ndryshimin ligjor që demokratët e risollën në parlament, edhe me legjislaturën e re, për të mos lejuar ndryshimin e gjinisë në gjendje socialiste, socialistët e konsiderojnë absurd. Sipas tyre ligji aktual nuk njeh gjini të ndryshuar, vetëm atë që në lindje femër ose mashkull.
“Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të cilat janë biologjikisht të pandryshueshme që nga momenti i lindjes”, shkruhet në amendamentin e kërkuar, por në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale socialistët votuan kundër dhe drafti i firmosur nga 34 deputetë të PD nuk kaloi as në parim, dhe për këtë arsye do t’i kalojë për diskutim seancës plenare.
“Sot në pasaportën shqiptare e ke mashkull ose femër. Që të jemi të qartë, ju po kërkoni një ndryshim në gjendjen civile. Për çfarë po kërkonin këtë ndryshim? Bie ndesh siç e theksova më parë me konventat europiane që Shqipëria ka firmosur, me marrëveshjen asociim stabilizimit dhe me jurisprudencën e Gjykatës europiane për të drejtat e njeriut”, tha Shalsi i PS.
Mes socialistëve u hodh propozimi që të mos ketë kufizim ligjor vetëm në “burrë” dhe “grua” pasi përjashton qytetarë që nuk identifikohen me këto kategori, si personat interseks, jo-binarë apo transgjinorë.
“Një shtet që njeh më shumë se dy kategori gjinore është më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më në përputhje me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Shumë vende kanë bërë hapa përpara në këtë drejtim, kanë futur opsionin X ose jo binar në dokumente zyrtare”, u shpreh ENRIKETA JAHO, deputete e PS
Ndërsa opozita argumenton të kundërtën: sipas saj, ndryshimi në ligj është i nevojshëm për të shmangur çdo keqinterpretim mbi konceptin e gjinisë pasi kjo sipas tyre mbron familjen.
"Nëse në certifikatat tona nuk përcaktohet qartë gjinia në momentin e lindjes, nëse ajo bëhet e ndryshueshme sipas perceptimit personal, atëherë bie themeli i identitetit ligjor. Nuk mund të ketë administratë të besueshme me identitete të paqarta”, tha Tritan Shehu,
"Që të flasim për gjëra që nuk ekzistojnë është absurde të flas kështu që zana mund të jetë zani është absurde. Këto kanë shkuar në shkollat shqiptare. Kjo është po e njëjta, hapja e rrugës të pikërisht këtij problemi dhe propozimi që kemi bërë ne, sanksionimi i kësaj çështjeje ndalon këto”, tha Klevis Balliu.
Amendamenti i demokratëve ishte depozituar fillimisht që në janar por për shkak të legjislaturës së re të Kuvendit është depozituar edhe njëherë këtë shtator.
Komente













Si arrijne e diskutojne keto gjera per gjinine nuk ka diskutime e dyshime, ka vetem 2 gjini mashkull e femer, te tjerat jane sajesa sorrojane per te perfituar fonde kudo. Sa per znj.Jaho me keto deklarime do kete kaluar dhe ajo ndonje traume psiko sociale, qe mendon per tra*s e gjini te tjera, eshte bere per gjyhah...
PërgjigjuFundi botes kur shikon ne kete komision ekonomie Ani Dyrmishin, robin me te korruptuar ne Durres. Zgjatim i Gjushit, Ron Shqopes, Troplineve e Hajrave. Tamam Palermo e viteve 80z
Përgjigju