"Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgojë menjëherë në prokurori formularin e Roshit, pasi fshehja e të dhënave është një vepër penale më vete që do të mjaftonte për ndërprerjen e mandatit të Roshit. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë dhe organeve që ligji ngarkon me zbatimin e tij, që të nisin menjëherë nga puna,' tha Salianji.
Sipas tij Roshi po mundohet të fsheh problemet e rënda me drejtësinë, duke deklaruar se nuk i kujtohen arsyet e dëbimit nga Gjermania.
"Përgjigja që ka dhënë ai për problemet që ka pasur me drejtësinë në vendet e europës, e tipit; Nuk më kujtohet, është përpjekje për t'i shpëtuar lakut të ligjit dhe dekriminalizimit. Një sfidim, që Roshit ia ka mësuar shefi i tij Rama, personi që ka kundërshtuar më shumë se askush tjetër këtë reformë që do të pastrojë politikën, zyrat publike dhe parlamentin nga kriminelët, banditët dhe trafikantët me të cilët ai erdhi në pushtet, me të cilët po sundon vendin," shtoi Salianji.
Ja deklartata e plotë e Ervin Salianjit
Formulari i vetëdeklarimit i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Evlis Roshi, i publikuar nga media, tregon një përpjekje të re për të mbrojtur krimin dhe inkriminimin.
I shpallur nga Edi Rama si model për t’u marrë shembull nga të tjerët, Roshi ka pasur në të kaluarën probleme të rënda me drejtësinë.
Ai po mundohet t'i fshehë ato duke mos dhënë arsyet pse është dëbuar nga gjermania.
Një provë që konfirmon qëndrimet dhe denoncimet e Partisë Demokratike dhe të ambasadorit amerikan për kandidimet e kriminelëve në zgjedhje.
Ligji tashmë është në fuqi, afati i vetëdaklarimit ka kaluar.
Ligji është i qartë dhe i detajuar, dhe nuk varet nga dëshirat e humori i Edi Ramës e Roshëve të tij.
Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgojë menjëherë në prokurori formularin e Roshit, pasi fshehja e të dhënave është një vepër penale më vete që do të mjaftonte për ndërprerjen e mandatit të Roshit.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë dhe organeve që ligji ngarkon me zbatimin e tij, që të nisin menjëherë nga puna.
Zbatimi i menjëhershëm i ligjit me siguri se do të sjellë dhe kujtesën e humbur të roshëve dhe banditëve të Edi Ramës, do të heqë pushtetin nga kriminelët për tia dhënë qytetarëve.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)