PD: KQZ të na japë listën e atyre
që nuk kanë bërë vetëdeklarimin
PDF/Shkresa e PD-së drejtuar KQZ-së

Partia Demokratike ka nisur dje lëvizjet për identifikimin e funksionarëve, të cilët mund të jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Partia kryesore në opozitë i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularët e vetëdeklarimit për kryeministrin ministrat, deputetët dhe kryetarët e Bashkive. Sipas një njoftimi të PD, ky subjekt politik i kërkon KQZ-së informacion për  vetëdeklarimin e disa subjekte që e kanë detyrim në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon informacion për listën e plotë të zyrtarëve publik që nuk kanë depozituar deri më datë 4 Maj 2016 Formularët e Deklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe masat që ka marrë institucioni juaj. Formularët e Vetëdeklarimit për subjektet deklaruese si më poshtë: 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë; Kryeministrit dhe ministrave; 61 Kryetarëve të Bashkisë”, thuhet në njoftimin e PD. Opozita pretendon se disa deputetë dhe kryebashkiakë të mazhorancës janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkaq, të njëjtin pretendim ka edhe mazhoranca. Edhe kjo e fundit pritet t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularët e vetëdeklarimit për disa deputetë të Partisë Demokratike. Shumica në pushtet ka dyshime për të paktën tre deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kanë pasur probleme me drejtësinë.

Qëndrimi i KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i pasigurt dhe në dilemë për të vënë në dispozicion të mediave, publikut dhe partive politike formalët e vetëdeklarimit të subjekteve të parashikuar në ligj. KQZ i ka bishtnuar një shkrese zyrtare të Shqiptares.com, për të vënë në dispozicion formularët e vetëdeklarimit. KQZ thotë se formularët përmbajnë të dhëna sensitive, ndërsa do t’i kërkojë mendim Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në përgjigjen e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Skënder Vrioni, shprehet se këta formularë përmbajnë të dhëna sensitive, e për këtë arsye, ky institucion nuk do t’i publikojë ato, deri në marrjen e një vendimi nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që po ashtu, është edhe Komisioner për të Drejtën e Informimit. Por dy ligjet që citon KQZ, ai i të drejtës së informimit, dhe ai i mbrojtjes së të dhënave personale, janë dy ligje të miratuara me shumicë të thjeshtë, krahasuar me ligjin e dekriminalizimit, i miratuar me shumicë të cilësuar


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim