PD Kurbin: Nuk i njohim zgjedhjet e
21 qershorit, Bardhi jo kryebashkiak

PD Kurbin: Nuk i njohim zgjedhjet e<br />21 qershorit, Bardhi jo kryebashkiak
Partia Demokratike Dega Kurbin nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit në Kurbin pasi sipas tyre ato nuk përmbushën asnjë standard minimal demokratik.  

Partia Demokratike e Kurbinit, si rrjedhojë nuk e njeh Artur Bardhi për kryetar Bashkie, duke e cilësuar këtë të fundit si një person me precedent penal të kandiduar nga Rama.
 
"Ky ishte një proces farsë që në fillim, pasi ishin zgjedhje pa garë. Edi Rama nëpërmjet vendimeve të paligjshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ia doli të emërojë në krye të Bashkisë së Kurbinit oligarkun e tij lokal, por ky mbetet një emërim i turpshëm, dhe pa asnjë legjitimitet."- thuhet në njoftimin e PD Kurbin.

PD ka kërkuar si në KQZ ashtu edhe në Kolegjin Zgjedhor mos njohjen e procesit zgjedhor në Kurbin, por në të dyja rastet kërkesa është rrëzuar.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

E hëna e 22 korrikut, dita më e nxehtë në histori

E hëna e 22 korrikut, dita më e nxehtë në histori