PD: Kush janë kandidatët për
kryetar, CV e Sokol Olldashit

PD: Kush janë kandidatët për<br />kryetar, CV e Sokol Olldashit
TIRANE - Jetëshkrimet e dy kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit, janë publikuar sot për anëtarësinë e Partisë Demokratike në ditën e parë të fushatës së tyre.

SOKOL OLLDASHI
Emri Mbiemri - Sokol Olldashi
Adresa - Njesia Bashkiake Nr2, Rruga “Dervish Hima”, Nr.12, Tiranë
Kombësia - Shqiptare
Ditëlindja - 17.12. 1972
Statusi civil - I martuar me dy fëmijë

Edukimi
2004 Kolegji i Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar)
Tetor 1991 - Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar jurist)
Shtator 1987 - Qershor 1991 Shkolla e Mesme e Përgjithshme, “Naim Frashëri”, Durrës

Veprimtaria profesionale
Nëntor 1999 - Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 - Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”
Tetor 1994 - Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)

Veprimtaria politike
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 - Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 - Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës, anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002
Qershor 2001 - Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 - 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier
2005 – 2007 Ministër i Brendshëm
2007 – në vazhdim Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
Gjuhët e huaja - Anglisht, Italisht

Lulzim Basha
 
Lindur në Tiranë më 12 qershor 1974, Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë.
 
Lulzim Basha u angazhua që në dhjetorin e 1990 bashkë me të rinj të tjerë gjimnazistë të Tiranës përkrah studentëve dhe Partisë Demokratike të sapothemeluar. Pjesëmarrës aktiv në protestat para dhe pas zgjedhjeve të Marsit 1991, gjatë zgjedhjeve të 1992 ai ishte vëzhgues i Partisë Demokratike në KQZ.
 
Në vitin 1993 Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku u diplomua në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare Publike.
Në vitin 1999 Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që  përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. Ai më pas shërbeu në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
 
Në korrik 2005 Lulzim Basha u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë si një nga përfaqësuesit e qytetit të Tiranës. Fitores së një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike në Tiranë i parapriu angazhimi i Bashës si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, Zëdhënës i Fushatës 2005 dhe pjesëmarrja e tij në dhjetëra debate televizive përballë përfaqësuesve të mazhorancës socialiste.
 
Në qeverinë e re të Kryeministrit Berisha, Bashës iu besua fillimisht detyra e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në këtë detyrë ai nisi punimet për ndërtimin e Rrugës së Kombit, autostradës Durrës-Kukës-Morinë, vepra më e madhe infrastrukturore e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri e cila bashkoi Shqipërinë me Kosovën.
 
Në maj 2007 Basha u zgjodh Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në një kohë kur për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një President në detyrë i SHBA-së, Xhorxh W. Bush.  Gjatë drejtimit të diplomacisë nga Lulzim Basha, Shqipëria mori ftesën dhe një vit më pas u anëtarësua në NATO, hapi negociatat për liberalizimin e vizave me zonën Shengen, iu pranua aplikimi zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kosova u shpall e pavarur.
 
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 Lulzim Basha kryesoi fushatën elektorale në Qarkun e Elbasanit ku Partia Demokratike shënoi një rezultat historik duke marrë 7 nga 14 mandate në krahasim me 2 mandate në vitin 2005. Në qeverinë e re Bashës iu besua portofoli i Ministrit të Brendshëm. Nën drejtimin e tij u përmbushën të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave në zonën Schengen, si dhe u arritën standarde të reja në luftën kundër krimit, aseteve kriminale dhe bashkëpunimit në fushën e rendit dhe sigurisë. Këto hapa bënë të mundur vendimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë në dhjetor 2010.
 
Në vitin 2011, Lulzim Basha kandidoi kundër ish kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Fushata e Tiranës u konsiderua fushata më e mirë që Partia Demokratike kishte zhvilluar ndonjëherë. Fitorja e Bashës riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh.
 
Gjatë më pak se dy viteve në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Basha ka udhëhequr një proces transformimi të kryeqytetit shqiptar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës dhe zbatimi i një numri projektesh strategjike për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern dhe Europian janë shtyllat kryesore të këtij transformimi të përditshëm dhe të prekshëm për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët e kryeqytetit shqiptar.
 
Në qershor 2012 Basha u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani