Igli Cara deputet i PD-se
TIRANË, 18 Gusht /ATSH- I. Vata/- Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Igli Cara, doli të hënën në një deklaratë për mediat për të ripërsëritur akuzat ndaj maxhorancës për heshtjen ndaj dhunës së ushtruar në Parlament ndaj opozitës.
Sipas Carës, "maxhoranca hesht prej 39 ditësh përpara dhunës të organizuar ndaj deputetëve të opozitës, ndërsa dhuna si mjet force e represioni politik ndaj opozitës, mbetet burim tensioni e krize politike".
"Ne demokratët do të jemi çdo ditë në këtë foltore, në çdo zyrë, institucion, fshat e qytet për të denoncuar e bërë transparencë mbi kriminalizimin e politikës dhe dhunës ndaj opozitës," përfundoi Cara./m.m/











