Partia Demokratike vijon ta mbajë të bllokuar foltoren, me pretendimin se Niko Peleshi nuk i ka dhënë fjalën Jorida Tabakut. Kreu i grupit të PS ka kërkuar mbylljen e seancës dhe kalimin direkt në votim.
“Protestë më qesharake se kjo, kërkohet të marrë fjalë dikush që nuk është sallë, nuk e kisha parë ndonjëherë. Sipas rregullores së Kuvendit, më vjen keq për këtë situatë të krijuar në mënyrë artificiale, kërkohet për të marrë fjalën 3 minuta, ndërkohë që opozita e ka mundësinë të flasë 300 minuta. Duan të flasin 3 minuta për një deputete që nuk është në sallë. Jemi informuar që mbrëmë për këtë strategji. Duam të diskutojmë për amnistinë, për kodin rrugor. Kërkoj mbylljen e seancës, interpelancat të quhen të ekzekutuara dhe të kalohet në votim”, tha Balla.
Në kor, opozita thërriste “Rama jepe dorëheqjen”.
Lajmi kryesor:
Flamingot ‘futen’ në Kuvend/ PD bllokon foltoren gati 4 orë, mbyllet seanca, votimi në 18:30! Berisha: Të shkarkojmë Ramën! Balla e sfidon: A shkon dot në shesh?










