PD mbledh grupin parlamentar për emrat e anëtarëve të komisionit për Zgjedhore dhe Territoriale! Në fokus të diskutimeve edhe inceneratorët e fushata elektorale

PD mbledh grupin parlamentar për emrat e anëtarëve të komisionit për Zgjedhore dhe Territoriale! Në fokus të diskutimeve edhe inceneratorët e fushata elektorale

Partia Demokratike ka mbledhur Grupin Parlamentar për të zgjedhur emrat e anëtarëve të komisionit të posaçëm Zgjedhor dhe komisionit të Posaçëm të Rerformës Administrative. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk janë caktuar emrat, por është lënë që deputetët të vetëpropozohen te kreu i grupit dhe më pas të përpilohet lista para seancës. Nesër në seancën plenare në Kuvend, pritet të miratohen anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Në fokus të diskutimit të Bashës me deputetët ishin edhe inceneratorët, ku kreu i PD-së tha se është kapur kupola e PD-së. Po ashtu kryedemokrati foli edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Partia Demokratike nisi dje takimet me ekspertë dhe qytetarë për të diskutuar lidhur me reformën territoriale, konsultime që do të zhvillohen në 12 qarqet e vendit. Kryetari i demokrat Lulzim Basha, por edhe kreu i grupit të punës Roland Bejko u shprehën se kjo reformë duhet rishikuar në mënyrë urgjente. Kryedemokrati Basha tha se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.

Nga ana tjetër, politika dhe shoqëria civile diskutuan sot për ndryshimet që duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor. Të djathtë e të majtë, së bashku me shoqërinë civile dhe ekspertë juridikë e zgjedhorë  për 6 muaj do të diskutojnë në një tryezë  për ndryshimet e Kodit  Zgjedhor. Taulant Balla dhe Enkeljed Alibeaj ranë dakord se për të realizuar një reformë që do mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme duhet të ketë konsensus mes palëve politike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër