Uragani i grave dhe vajzave socialiste që pritën Kryeministrin Rama në Dibër para dy ditësh i ka trembur jo pak demokratët e këtij qarku. Teksa sot presin kryetarin demokrat Sali Berisha për takim elektoral në Peshkopi, demokratët kanë “transferu” dibranët e Tiranës drejt qarkut. Kjo është bërë publike nga vetë drejtuesi politik i Dibrës për demokratët Xhelal Mziu.

Ky i fundit në rrjetet e tij sociale ka publikuar video të vargut të makinave të mbushur me simpatizantë demokrat me flamuj në duar teksa përshkojnë tunelin e Arbrit. Mziu duket se e ka më të lehtë të mbushë sheshin me zgjedhës të importuar nga Tirana, ku ka shërbyer për disa vite si Kryetar Bashkie i Kamzës.

Megjithatë, një të mirë e ka kjo histori. Ndonëse demokratët nuk mbushin dot sheshin me dibranët, bulqizakët, klosianët dhe matjanët e qarkut për të pritur Berishën në pikun e fushatës, dibranët e Tiranës të paktën po shijojnë Rrugën e Arbrit. Veprën infrastrukturore që e ka kthyer Dibrën në lagjen e gjelbër të Tiranës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 19/04/2025 18:34

    Ngelen primitive, si ne vitet ‘90. Komplet pa vizion, anadollakë. Nga humbja në humbje.

    Përgjigju
  • Asllan: 19/04/2025 12:36

    Perse nuk fiton PD?!?? Sepse ne cdo zgjedhje Kryetarin Salen/Bashen e presin me makina 1 qytet perpara dhe e shoqerojne sikur kane dasem , nderkohe sjell vetem bllokim rrugesh dhe besdisje te udhetaret e tjere… duke krijuar antipati

    Përgjigju
  • Socialisti: 19/04/2025 12:28

    Po pse mo, PS nuk e mbushi Tiranën ashtu??? Doli me zë e figurë që bënin apelin si në komunizëm. Pse keni dy standarde në raportim..turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?