PD merr pjesë në zgjedhjet
vendore, dorëzohet për territorin

PD merr pjesë në zgjedhjet<br />vendore, dorëzohet për territorin
Partia Demokratike pranon reformën territoriale të bërë nga qeveria e ndërsa do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me ndarjen e re administrative me 61 njësi vendore. Deklarata është bërë nga kreu i kësaj forve politike Lulzim Basha, nga Brukseli, duke artikuluar kështu për herë të parë se pranon hartën e re territoriale, paçka se ai nuk distancohet nga retorikat e vazhdueshme, me pretendimin se harta e re është bërë për interesa të ngushta të dyshesh Rama-Meta.

Ndërsa morri pjesë në punimet e Asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane, Basha tha se 21 qershori do të jetë një referendum qytetar. Basha ka kërkuar monitorim të gjerë të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh sipas tij praktikën e zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit dhe të zgjedhjeve në Korçë, të blerjes së votave nga Rama-Meta.

“PD ka qenëdhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale.Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për PD. Ajo bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për tu shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitëspor edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre. Kërkova monitorim të plotë të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh që qeveria Rama-Meta e ka dhënë provën e saj të përgjithshme të shitblerjessë votës në 23 qershor dhe e ka përsëritur para kamerave në zgjedhjet e Korçës, duke amnistuar nga ndjekja penale keqbërësit e këtij krimi penal dhe mora garanci se jo vetëm PPE por të gjitha institucionet e BE do të jenë tërësisht të angazhuara për këtë kauzë madhore qëështë kauza e lirisë dhe demokracisë nëShqipëri”, u shpreh Basha.

Në këtë mënyrë, indirekt Partia Demokratike pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e kontestoi aq shumë në kohën kur kjo e fundit i hodhi poshtë pretendimet e demokratëve për anikushtetueshmëri të ligjit për ndarjen e re administrative-territoriale.

Basha: PD e vendosur për dekriminalizimin e Parlamentit
Sa i përket rezolutës për dekriminalizimin e Parlamentit, Basha tha se PD është e vendosur për zbatimin e saj. “ Unë kam besim të plotëse nëse ka vullnet politik për të mos penguar punën e përbashkët, ka plot burra dhe gra në Partinë Socialiste të cilëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë gati të japin kontributin e tyre, jo për interesin e PS-së dhe as për interesin e PD-së, por për interesin e qytetarëve shqiptarëqë meritojnë dhe domosdoshmërisht duhet të kenë një Parlament të çliruar nga krimi”, deklaroi Basha. 

Basha: Fabrika e kokainës prova e dështimit të qeverisë
Sa i përket situatës së sigurisë në vend, Basha thotë se prova më e qartë e dështimit të qeverisë Rama-Meta në luftën kundër krimit dhe trafiqeve është edhe fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan, e ngritur në Shqipëri gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.

“Problemi kryesor është problemi i krimit, krimi me lidhje në politikë, penetrimi i kriminelëve në postet drejtuese deri në Parlamentin Shqiptar, instalimi në Shqipëri i bandave më të rrezikshme në rajon. Së fundmi, siç u pa, janë përgjegjës edhe për ngritjen e fabrikës më të madhe të kokainës në Ballkan, në këto dymbëdhjetë muaj që përkon me kohën e qeverisjes Rama-Meta. Këto janë sinjalet dhe provat më të qartase larg retorikës dhe propagandës boshe, qeveria Rama-Meta jo vetëm ka dështuar tërësisht në luftën kundër krimit, por është përgjegjësja kryesore për situatën e pasigurisë në vend, për lulëzimin si asnjë herë të trafiqeve dhe për gradimin e bandave e të banditëve me pushtet të mjaftueshëm, sa që të ndihen rehat për të ngritur një fabrikë kokaine në të cilën u sekuestrua një sasi me vlerë rreth 1 miliard euro. Ky natyrisht është thelbi i rezolutës parlamentare dhe angazhimeve dypalëshe, për t’u marrë më këtë problem. Natyrisht, përsërita, që opozita është e gatshme dhe kërkon të nisë menjëherë nga puna. Natyrisht, puna kërkon vullnet të të dy palëve. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë prioritet tjetër për Shqipërinë, nëse krimi në vend që të ndodhet  para drejtësisë dhe prapa hekurave, ndodhet në Parlament dhe bën bashkëqeverisjen. Padyshim që vullneti politik i Partisë Popullore Europiane dhe institucioneve europiane është dhe më i fuqishëm, për të na mbështetur”, tha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave