PD mes Prokurorit 'Ruli' dhe gjykatësit Berisha

PD mes Prokurorit 'Ruli' dhe gjykatësit Berisha

Sali Berisha dhe Genc Ruli

Aspirantët për deputetë në Partinë Demokratike janë futur në një spirale pritje nga rivaliteti mes Komisionit “Ruli” dhe Sali Berishës. Komisioni i ngritur nga Basha me shpresë se do ta shpëtonte atë formalisht nga telashet e listës, ja ka shumëfishuar ato, dhe mbi të gjitha e ka spostuar atë nga debate, pasi të gjithë janë në pritje se çdo të ndodhë me rivalitetin mes Komisionit “Ruli” dhe Berishës.

Pas skualifikimeve të para të Komisionit, të cilat edhe ashtu ishin shumë kozmetike, Sali Berisha i zhvlerësoi tërësisht ato, duke deklaruar se për çdo kandidat do të vendosë Kryesia dhe kryetari (hajde gjeje kush është kryetari). Biles shkoi aq tutje, sa shpalli në listë dhe Jozefina Topallin. Të tjerët po e po.

Lufta e ftohtë e Berishës me Komisionin ka nisur pa filluar ende punë Komisioni, kur Genc Ruli i sugjeroi publikisht të dilte në pension, se e kishte mbaruar misionin e tij, ndërsa Mustafaj i doli në krah dhe i dha të drejtë të vazhdonte.

Kjo duket se e poshtëroi aq shumë Berishën, sa u detyrua të dalë publikisht, të shpallë veten kandidat për deputet në Tiranë. Biles i caktoi dhe Lulit si zonë Durrësin.

Kjo ishte shuplaka e parë e rëndë për Komisionin, i cili në fakt nuk e ka kompetencë të vendosë për Berishën, por thjesht i sugjeroi pensionin.

Duke mos dashur ta lërë fatin e vet në dorë të Rulit, Berisha dëshmoi se në atë parti vendos vetë jo vetëm për vete, por dhe për të tjerët.

Shuplaka e dytë ishte në fillim të kësaj jave, kur ai zhvlerësoi gjithë skualifikimet e Komisionit dhe u doli në krah të skualifikuarëve.

Tani brenda PD, aspirantët për deputetë jane më shumë të interesuar se si do shkojë rivaliteti mes Berishës dhe Komisionit, se sa çfarë mendon Komisioni.

Kjo e ka bërë qesharake situatën dhe natyrisht është një padrejtësi e madhe për ata që duan të bëhen deputetë. Ata tani janë në pritje jo për çfarë vlejnë ata, por për sa vlen Ruli dhe Komisioni i tij, para vendimeve të Berishës.

Askush nuk llogarit më, çfarë kontributi kanë dhënë, sa të aftë janë, çfarë vlerash kanë dhe sa mund të ndihmojnë PD-në për të ardhur në pushtet. Tani ata janë më të paqartë se kurrë, se ku duhet të paraqiten, tek Komisioni “Ruli”, apo tek Berisha.

Dhe kjo jo vetëm që e zhvlerësoi gjithë manovrën e Bashës me Komisionin, por e bëri PD-në edhe më të vjetër se sa ishte, pasi riktheu vendimarrjen e Berishës si kryesore.

Përfytyroni tani se çfarë drame është për dikë që e ka hequr Komisioni dhe nuk e kthen as Berisha. Ai do ndjehet dhe më i mallkuar.

Lulzim Basha, i cili tentoi të nxirrte gështenjat me duart e Komisionit “Ruli”, tani bën sikur nuk e ka mendjen dhe po i mban të gjithë në ankth, duke mos i dhënë mbështetje Komisionit pas shuplakës së Berishës, por as duke mos komentuar deklaratat e Berishës.

Duke llogaritur pas kësaj, se në vendet pretenduese për fitues do të jenë dhe shumë herë më pak vetë, se sa ka përzgjedhur Komisioni, pritja bëhet dhe më e vështirë dhe flaka e ndrojtur e ndezur nga gara e Komisiont, është bërë hi, ende pa i djegur të parët.

Tani të gjithë janë duke pritur pa ditur kë. Aleatët presin Bashën, t’u thotë si do organizohen koalicionet, kandidatët presin Bashën t’u japë një shenjë se nga kush merren vendimet, ndërsa Basha pret që Ruli, ose Berisha, të vrasin njëri- tjetrin, që ai të duket prapë si kryetar.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 31/10/2020 16:00

    PD midis *utit dhe kakes gjithsesi i njejti produkt qe furnizon lymin LANA

    Përgjigju
  • Edi: 31/10/2020 07:38

    Dhe Mero qe eshte bere me keq se plaku Merre me leng se mishi mbaroi. Se ca shkruan nje zot e di. Gjithe deei 40 vjec i shplante bythen PD e Sales. Mbas 40 e tehu Te PS e Rames....vecse Rama meqe eshte i gjate nuk oa arein deri ke bytha....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë