PD: M. Financave po shkel ligjin, të
publikoi treguesit fiskalë për korrikun

PD: M. Financave po shkel ligjin, të<br />publikoi treguesit fiskalë për korrikun
Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Financave se po shkel ligjin për publikimin e të dhënave përfundimtare për treguesit fiskalë të muajit korrik. Edhe pse Ministria e Financave ka publikuar një raport për muajin korrik, PD insiston duke thënë se ky është vetëm paraprak ndërkohë që deri më darë 20 gusht duhet të ishte publikuar raporti përfundimtar zyrtar.

19:58 PD: Janë publikuar vetëm të dhënat paraprake

Partia Demokratike në një deklaratë për shtyp sqaron se raporti i publikuar nga Ministria e Financave është vetëm paraprak dhe jo përfundimtar. Në reagim, PD sqaron se qeveria nuk respekton ligjin për të publikuar të dhënat përfundimtare zyrtare, gjë që duhej ta kishte bërë deri me 20 gusht.

Pd
(Faqja ku duhet të publikohet raporti sipas PD-së)

“Ky raportim përbehet nga 29 faqe me informacion të detajuar mbi shpenzimet, trendet historike, të ardhurat sipas zërave dhe institucioneve që mbledhin të ardhurat, mallrat e aksizës, etj. Afati  ligjor i publikimit të këtij raportimi është data 20 e muajit pasardhës, pra të dhënat e korrikut që duhej të publikoheshin në 20 Gusht nuk janë publikuar ende”, thuhet në reagimin e PD-së.

Ndërsa më tej, nënvizohet se materiali i publikuar nga ministria e Financave (që quhet treguesit fiskal sipas buxhetit të konsoliduar) është vetëm një tabelë paraprake, e cila përmban informacion jo të detajuar nga i cili opozita dhe publiku nuk arrin të informohen mbi çështje të rëndësishme si p.sh sesa të ardhura janë mbledhur nga tatimet apo nga doganat veç e veç, apo të shohë sesa karburant apo cigarë janë importuar, etj. 

“Partia Demokratike i referohet pikërisht kësaj tabele në deklaratën e sotme. Por denoncon faktin se të dhënat zyrtare përfundimtare mbahen ende të fshehura nga qeveria edhe pse ka kaluar afati ligjor që është data 20 e muajit pasardhës, pra 20 gushti”, përfundon deklarata e PD-së.

18:33 PD: Minista e Financave nuk po respekton ligjin
Partia Demokratike akuzoi sot Ministrinë e Financave për mungesë transparence. Në një deklaratë për mediet, këshilltari i Grupit Parlamentar të PD-së për financat, Dorian Teliti tha se, qeveria po fsheh të dhënat financiare për muajin korrik.
 
“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht. Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana. Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet”, tha Teliti.
 
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave treguesit fiskalë për muajin korrik janë publikuar të dhënat paraprake. Nga këto të dhëna rezulton se të ardhurat tatimore janë në nivelin 54% kurse të ardhurat nga tatimet dhe doganat në 53%. Kjo do të thotë se të ardhurat janë -291 milionë vetëm për këto dy zëra.

mf
(Faqja online e Ministrisë së Financave, ku tregohet publikimi i të dhënave për muajin e shtatë (korrik))

Nëse vizitojmë faqen online të Ministrisë së Financave (http://www.financa.gov.al) do të vërejmë se treguesit fiskalë për muajin korrik janë të publikuar vetëm ato paraprake.

Treguesit Fiskalë për muajin korrik

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘Nëse Ukraina e kërkon, ne do të dërgojmë ushtarë’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini

‘Nëse Ukraina e kërkon, ne do të dërgojmë ushtarë’, oferta e Macron trondit BE-në! NATO paralajmëron: Kërcënime hibride nga Kremlini