PD në KQZ me 2 standarde kundër
pastrimit të listës së bashkisë Vorë

PD në KQZ me 2 standarde kundër<br />pastrimit të listës së bashkisë Vorë
Partia Demokratike ka mbajtur dy qëndrime të kundërta për të njëjtat çështje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Teksa këmbënguli disa ditë rresht për çregjistrimin e 2800 votuesve të shtuar së fundmi në Durrës, dhe për 600 në Kavajë, PD kundërshtoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për pastrimin e listës zgjedhore të Vorës, ku ajo pretendon se janë importuar rreth 650 zgjedhës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile informacion të detajuara mbi pretendimin e LSI për lëvizje fiktive të Popullsisë në bashkinë e Vorës ku gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë regjistruar në këtë njësi vendore të patën 650 qytetarë.
 
Kërkesa

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes përfaqësuesit Dritan Fejzo, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përjashtojë nga e drejta e votimit 650 zgjedhës të cilët janë shtuar në bashkinë e Vorës, dy vitet e fundit. “Të gjithë këta zgjedhës kanë ndryshuar vendbanimet e tyre kryesisht duke mos respektuar procedurat ligjore siç është kontrata e qirasë, por me deklarata të njëanshme vendqëndrimi të firmosura vetëm nga pritësi. Personat që kanë kryer këto deklarata janë të përzgjedhur, dhe njëkohësisht punonjës aktualë të Bashkisë Vorë, apo persona të tjerë të cilët janë përkrahës aktualë të kryetarit të Bashkisë Vorë. Sipas shpjegimeve të disa prej tyre, ata janë paguar rregullisht nga noteri Shaban Gjoka, pagesë e cila do të vazhdonte deri pas zgjedhjeve,”- tha Dritan Fejzo në KQZ. Në kërkesën drejtuar KQZ-së, LSI kërkon pastrimin e listës nga këta zgjedhjes, di dhe kërkon që KQZ të marrë informacion konfirmues edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Debatet

Por sipas përfaqësuesve të PD-së, nuk ka prova për importimin  zgjedhësve në Bashkinë e Vorës. Njazi Kosovrasti tha se janë vetëm 56 zgjedhës të shtuar krahasuar me zgjedhjet  e vitit 2013, dhe se një shtesë e tillë është natyrale. “Në kërkesën që referon subjekti zgjedhor, nuk ka asnjë provë mbështetëse se ku bazohen këto akuza. Ne duhet ti kërkojmë ndjesë atij kryetarit të bashkisë së Vorës, të cilit po i ngarkojë akuza publike, kur në fakt ai nuk ka bërë asnjë nga këto gjëra që thuhen këtu,”- tha Kosovrasti. Në kundërshtim, përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji tha se po përdoren sy standarde. “Dje dhe për disa ditë rresht thatë këtu se po kryhet një krim elektoral në Durrës. Atje qenka krim, këtu nuk qenka. Silluni pra në të njëjtën formë siç u sollët aty ku ju interesonte në Durrës,”- tha Salianji. Kundër veprimit ishte dhe përfaqësuesi i PR-së, Klement Zguri. “Auditi ynë ka shkuar edhe në këtë zonë si në gjithë zonat e tjera dhe nuk ka konstatuar shkelje. Durrësi është ndryshe, sepse atje auditi verifikoi importim dhe shtim fiktiv të listës,”- tha Zguri. Në përfundim KQZ tha se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në listën e zgjedhësve, ndërkohë që drejtësia po heton. Ky organ është në pritje të një raporti për këtë çështje që po përgatit pas hetimit të saj, drejtoria e përgjithshme e Gjendjes civile.
 
Biba

“Unë kam një thirrje për këta 650 persona që janë transferuar pa dëshirën e tyre në Vorë. Bëni një detyrë patriotike e mos shkoni të votoni të dielën. Jua kërkoj si burri-burrit e si shqiptari-shqiptarit.”
 
Veleshnja
“Çuditërisht të gjithë këtyre personave që ne kemi këtu, që kanë kontratë të gjithë pranë të njëjtit noter, afati i përfundimit të kontratës është 23 qershori, apo aty afër. Kjo nuk është koincidencë.”

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës