PD në “opozitë” më 30 maj
Berisha s'ka numrat në Kuvend

PD në “opozitë” më 30 maj<br />Berisha s'ka numrat në Kuvend
TIRANE - Seanca parlamentare e ditës së enjte rrezikon të dështojë për mazhorancën qeverisëse. Shkak për këtë dështim me sa duket janë bërë deputetët që nuk janë përfshirë në listat e kandidimit për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti, të cilët janë pak të interesuar për të qënë pjesë e seancës së jashtëzakonshme të 30 majit, të kërkuar nga kryeministri Berisha dhe të vendosur nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Dhe nuk janë pak por minimumi 31 deputetë aktualë të PD të cilët janë përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje, duke paralajmëruar një minorancë totale në seancën e ditës së enjte të së djathtës.

Burimet brenda grupit parlamentar të PD bëjnë me dije se sëpaku gjysma e këtyre deputetëve që nuk janë në listën e kandidimit nuk do të jenë në seancën e ditës së enjte duke e çuar mazhorancën në limitet e 60 votave në Kuvend, shumë më pak se sa opozita e cila për herë të parë pas zgjedhjeve të vitit 2009, megjithë kalimet e tre deputetëve në krahun e qeverisjes, e sheh vetëm në mazhorancë numrash minimumi 66 deputetë.

Prandaj sipas burimeve brenda grupit të PD por dhe zyrës kryeministrore, Berisha kërkoi shtyrjen e seancës për ditën e enjte, përpos faktit që kërkonte kohë për të vendosur në lidhje me KQZ, duke shfrytëzuar dhe takimin me zv.ndihmëssekretarin amerikan të shtetit Jonathan Moore.

Pasi këtë periudhë kohore kërkonte ta shfrytëzonte për të bindur deputetët demokratë jashtë listës së 23 qershorit që të vijnë në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për të votuar tre ligjet për integrimin, por dhe për të bërë diversionin e radhës për ligjin për aministinë fiskale, për të cilin socialistët dhe aleatët e tyre në Kuvend, LSI dhe PBDNJ janë shprehur kundër.

Për shkak se nuk është konsultuar me opozitën por dhe për shkak se nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe veçanërisht me biznesin, i cili më se njëherë gjatë këtyrë ditëve është shprehur kundër aministisë së padiskutuar dhe të parënë në konsesus me ta.

Ndërkohë që socialistët kërkojnë që këto ditë të shfrytëzohet mundësia që të mblidhet komisioni i ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, ai i Sigurisë Kombëtare por dhe Komisioni i Jashtëm, PD nuk po gjen dot kryetarët e këtyre komisioneve përkatësisht Ilir Rusmali te ligjet, Leonard Demi te Siguria por dhe i binduri Fatos Beja te komisioni i Jashtëm.

Të cilët deri më tani as që janë përfshirë në fushatën elektorale, dhe për më tepër që janë me pushime dhe nuk preferojnë të jenë pjesë e shtabeve elektorale për thithjen e votës për mazhorancën qeverisëse.

Mësohet se gati 20 deputetë nuk do të jenë në seancën e së enjtës, por dhe në mbledhjen e komisioneve parlamentare në mënyrë urgjente sëpaku për ti kaluar këto dy ligje e rregulloren e Kuvendit, sipas kërkesës dhe të opozitës, duke sjellë në këtë mënyrë dhe dështimin e mazhorancës për të pasur numrat dhe për të qënë violinë e parë në këtë proces.

Ndërkohë që ende mbetet i pavendosur fakti nëse do të hidhet për votim riformatimi i KQZ sipas kërkesës së opozitës por dhe ndërkombëtarëve, në varësi të mbarëvajtjes së bisedimeve dhe ditën e sotme mes zyrtarit të lartë amerikan Jonathan Moore dhe krerët e politikës shqiptare, institucioneve më të larta në vend dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare